
Parlamenti si kishë mesjetare që shet Indulgjenca për mëkatarët!
(Përse duhet një ligj për të mbrojtur Guvernatorin nga arrestimi)
Parlamenti i kontrolluar nga socialistët ka shumë arsye për të hyrë në histori, por mendoj se ai do të kujtohet më së shumit për ligjet “nominale”, ligjet të bëra enkas për një individ, apo një çështje.
Deri tani kishim ligjin “Fusha” si modelin e korruptimit të ligjvënësit si institucion.
Por tashmë në krye ka dalë ligji “Sejko”, ligji që mbron guvernatorin e Bankës së Shtetit nga arrestimi, kontrolli i banesës, apo kontrolli personal nga ana e prokurorisë, nëse hetohet për një vepër penale të kryer për shkak të detyrës.

Ligji “Fusha” u bë për të mundësuar një kontratë koncensionare mes kompanisë "Fusha” dhe qeverisë, për ndërtimin e teatrit të ri, shoqëruar me disa kulla. Një nga çështjet më të debatuara në Shqipëri.
Po ligji “Sejko” çfarë arsyeje kishte që u miratua?
Përse “një ditë të bukur” parlamenti ra dakord t'i ofrojë imunitet Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë?
Lexo edhe:
Polonia si tregues i krizës së BE-së!Çfarë e kanos guvernatorin e bankës, që i duhet kjo mbrojtje dhe mbi të gjitha, për çfarë arsyeje parlamenti ia ofron këtë mbrojtje?

Nuk besoj se socialistët janë penduar pas 12 vjetësh për arrestimin në mes të rrugës të ish-guvernatorit Ardian Fullani dhe dëmshpërblimin e majmë që ai i mori buxhetit të shtetit pas pafajësisë.
Po sikur nesër të ndodhë e njëjta gjë, psh, me drejtorin e policisë?
Po sikur nesër parlamenti ti ofrojë mbrojtje “anti-prokurori” edhe zyrtarëve të tjerë që rrezikohen nga hetimet e SPAK?
Nga një institucion ligjvënës, parlamenti rrezikon të kthehet në një kishë mesjetare që shet “Indulgjenca” për faljen e mëkateve dhe garantimin e rrugës për në parajsë.


Kujdes! Ky është artikull ekskluziv i Cogito.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Cogito.al, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Eksploro më shumë për këto tema

Analist
Mentor Kikia është gazetar, analist dhe pedagog, me mbi tri dekada përvojë në gazetari dhe komunikim publik. Karrierën e tij e nisi në vitin 1993. Ndër vite, ka ushtruar detyrat e gazetarit, redaktorit dhe kryeredaktorit në disa prej mediave më të rëndësishme në vend, si Top Channel dhe TV Klan. Gjithashtu, ka moderuar emisione televizive në Euronews Albania dhe MCN TV, si dhe ka kontribuar si analist në median online GazetaStart.com. Paralelisht me karrierën mediatike, ka shërbyer si lektor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, ku ka ndarë përvojën dhe njohuritë e tij profesionale me studentët e gazetarisë. Në rolin e analistit, ai trajton zhvillimet politike, funksionimin e institucioneve, median dhe çështjet sociale.
Më shumë nga Mentor Kikia
Të gjithë artikujt e Mentor Kikia →
Më të lexuarat: Opinione
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Më shumë nga Opinion

Më të lexuarat: Opinione
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Opinione të ngjashme

Polonia si tregues i krizës së BE-së!
Mentor Kikia

ME POLICI APO ME POLITIKE?
Lutfi Dervishi

RRETH BEKTASHIZMIT NË SHQIPËRI
Prof. Asoc. Dr. Zhuljeta Kadilli

Kur protesta troket në dyert e medias
Lutfi Dervishi


Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore
Prof. Dr. Përparim Kabo


FUNKSIONI I RIMËS NË VEPRËN "LAHUTA E MALCIS"
Prof. Asoc. Dr. Milazim Krasniqi
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10






Komente
Duke ngarkuar komentet…