Anullohet vizita e kryeministrit Rama në Vjenë

Vizita zyrtare e kryeministrit Edi Rama në Austri, ku ishte parashikuar të takohej me kancelarin federal Christian Stocker, nuk do të zhvillohet. Takimi ishte planifikuar për nesër, të hënën, më 19 tetor 2026, por është anuluar nga pala shqiptare.

Admin
Admin

Anullohet vizita e kryeministrit Rama në Vjenë
Text

Lajmi është bërë i ditur nga faqja austriake “Ots.at”, ndërsa anulimi është konfirmuar edhe nga Kryeministria, raporton gazetarja e A2 CNN, Fjorela Beleshi.

Anulimi i vizitës vjen në një moment të tensionuar politik në Shqipëri, ku protestat e dhunshme të studentëve dhe gjimnazistëve kundër qeverisë kanë hyrë sot në ditën e gjashtë.

Tubimet në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, si dhe me incidente pranë institucioneve shtetërore dhe selisë së Partisë Socialiste.

1 min read

Comments

Loading comments…