Paranoja me "komplotistët"/ Çfarë tregoi monologu i karriges nga Rama

Historia e Klevi Metajt, të riut nga Gjirokastra që iu sul me grushta 6 policëve pa llogaritur shkopat e gomës që i binin mbi kokë, bëri kurioz shumë qytetarë, të cilët panë tek ky 22-vjeçar shpërthimin e energjisë që kishte turma e të rinjve përballë Ministrisë së Arsimit të martën e datës 1 tetor, rreth orës 14:00.

Admin
Admin

Paranoja me "komplotistët"/ Çfarë tregoi monologu i karriges nga Rama
Text

Çfarë përfaqësojnë këta djem dhe vajza të të maskuar, që pas vitesh nënshtrimi dhe apatie shoqërore, përgjigjen të revoltuar duke i vënë flakën ministrive, duke ngritur në ajër trotuare, pa u trembur nga policët e forcave speciale dhe duke refuzuar çdo politikan që i afrohet?

Klevi Metaj një student 22 vjeçar në juridik, me nënën gazetare dhe babain polic, tregoi më vonë se në protestë e sollën të njëjtat arsye si gjithë të tjerët; ishte në shesh kundër korrupsionit dhe mungesës së kushteve në shkolla.

Samanta Toçka quhet studentja që tërhoqi vëmëndjen e gazetarëve teksa qante në rrugë nga dhuna e policisë për miqtë e saj studenë. Historinë e dhimbshme të familjes së saj dhe arsyet pse kishte dalë në protestë ajo e tregoi gjatë emisionit “Opinion”.

“Kam pasur mamin tim sëmurë. Është ulur në hollin e spitalit për të marrë serum”, rrëfeu ajo, duke treguar një nga arsyet që e kanë shtyrë të protestojë.

E reja foli për kushtet e vështira në universitet, ku sipas saj mungojnë laboratorët dhe studentët detyrohen të marrin laptopët e tyre për të mësuar. Ajo tregoi se pjesa më e madhe e familjes së saj jeton jashtë Shqipërisë, ndërsa u shpreh e revoltuar për largimin e të rinjve nga vendi.

Zërat e qindra të tjerëve si Klevi dhe Samanta janë çdo ditë në rrugë. Protestojnë ndërsa policia i qëllon me shkopinj gome, i hedh gaz lotsjellës, i gjuan me gurë apo i masakron me grushta dhe shqelma në rrugë. Mjafton që gazetarët t’u drejtojnë një mikrofon dhe i dëgjon teksa flasin për shqetësimet e tyre.

I kanë përcjellë fjalët e tyre mediat më të mëdha botërore, në BBC, në Reuters, në Deutche Welle, në Al Jazeera, New York Times etj.

Vetëm në një vend, zërat e këtyre studentëve nuk depërtojnë dot. Brenda zyrës hermetike së Edi Ramës. Mesazhi i tyre shurdhohet në këtë ztrë. Është e pamundur të dëgjohet aty një e vërtetë e thjeshtë, se në thelb të protestës është pamundësia e këtyre të rinjve për një jetë me dinjitet, se nuk përballojnë pagesën e rritur vjetore të universitetit shtetëror, hasin vështirësi për çmimet e larta të ushqimeve, për çmimet e larta të qirave, kanë shanse të pakta pune në një administratë të politizuar dhe pushteti i ka shpërfillur prej kohësh kërkesat e tyre.

Kur dëgjon shpjegimet e Ramës për protestën e studentëve, dallon aty një fill paranoje që nis i hollë por devijon pastaj në një skenar psiqik, sikur pas studentëve qëndrojnë forca të huaja armike, duar që zgjaten nga jashtë dhe brenda vendit dhe kërkojnë t’ia tërheqin Edi Ramës karrigen për ta rrëzuar në dysheme. E gjitha kjo nga një koalicion armiqsh që nis nga Rusia, vazhdon në Iran dhe shtrihet në Bashkimin Europian dhe SHBa me emrin ANTIFA.

“Kjo nuk është lëvizje studentore" tha Rama nga monologu i tij këtë të dielë. "Po ua përsëris, ky është një kurth. Një kurth i madh jo për mua, por për Shqipërinë” Le t’i marrim me radhë të gjithë "komplotistët"

1) Partia Demokratike

Edhe pse është e vështirë të gjesh deputetë të Partisë Demokratike në protestë, madje disa prej tyre janë larguar përdhunshëm, në kokën e Ramës qëndron duke komplotuar Partia Demokratike. Të paaftë ta mundin në zgjedhje, berishistët u janë kthyer sulmeve me gurë.

“Jeni një tufë të paaftësh, jeni një tufë të dhunshmish, jeni një tufë mediokrësh, jeni një tufë ziliqarësh që vetëm nxisni dhunë sepse nuk më mundmi dot me zgjedhje, nuk me mundni dot me fjalë, nuk përballoni dot një argument me mua dhe ju ka ardhur dita te guri. E filluat me shishe uji, me vezë dhe arritët tek guri” tha ai.

2) Shehaj dhe Qori

Kush e ka ndjekur me vëmëndje protestën, ka parë se Agron Shehaj dhe Arlind Qori e kanë pasur më të lehtë të qëndrojnë pranë protestuesve në rrugë. Për këtë, Rama i ka renditur mes armiqve që po komplotojnë kundër tij. Njërin e quan neoballist, tjetrin neomarksist.

“Ky është një konglomerat Antifa që frymëzon atë pjesë të të rinjve që janë të ekstremizuar, ekstremet politike me të dy tipologjitë e karagjozëve, një neokomunist nga një anë tërësisht i lajthitur në çfarë thotë e në çfarë kërkon dhe një neoballist nga ana tjetër që nxit dhunë, që paguan për të bërë dhunë dhe që nuk ndalet yshtjen e dhunës” u shpreh Rama.

3) ANTIFA

Në mesin e studentëve, Rama gjen edhe gjurmët e ANTIFA, organizata e të majtës ekstreme, që ka ngritur në protesta qindra mijëra të rinj në të gjithë botën. Sipas tij, tentakulat e kësaj organizate që objektivat e saj i arrin përmes dhunës urbane janë shtrirë deri në Tiranë.

“Këtë film, ne e kemi parë ndryshe nga Franca, ndryshe nga Italia, ndryshe nga Portugalia, ndryshe nga Brukseli dhe Belgjika, ku ndodhi e njëjta gjë, ndryshe nga Spanja, ndryshe nga të tëra këto vende, ku kjo flamë e quajtur Antifa, një flamë lunatikësh, neokomunistë, po i marrin të keqen atyre të parëve, Karl Marksit, e kujt i erdhi mbrapa se të paktën ata i kishin mend në kokë. Këta s'kanë as mend fare. Janë komplet kokëbosh” u shpreh Rama.

4) Krimi

Mund të jetë ndër rastet më të rralla në 13 vjet qeverisje që Ramaakuzon krimin se po punon kundër tij. është krimi, sipas Ramës kishte përgatitur një atentat me eksploziv kundër tij. Vetëm se kryeministri nuk përmendi se cila bandë, apo kush kriminel e kishte organizuar këtë atentat.

“Aty brenda është dhe krimi. Përpara dy ditësh, është neutralizuar një dron me eksploziv i destinuar të godiste Kryeministrinë, duke i vënë zjarrin oborrit të brendshëm ku është ajo ngrehina e drurit dhe një Zot e di me çfarë pasojash” u shpreh Rama.

5) Rusia

Pas identifikimit të armiqve të brendshëm, Rama iu rikthye teorisë se protesta frymëzohet edhe nga faktorë të jashtëm. Armikun e parë e gjeti në Rusi, duke marrë shkas nga prononcimi i një ideologu rus për protesat në Shqipëri.

“Kjo është një dorë e huaj. Dje në mënyrë të befasishme për shumëkënd, por që ma çonin vazhdimisht, por edhe mua, ‘’babai’’ i Vladimiroviçit, Vladimirovic Putinit foli; ‘babai’ ideologjik, udhëheqësi shpirtëror, justifikuesi i të gjitha agresioneve kundër demokracisë dhe kundër perëndimit, mistifikuesi i Rusisë imperialiste foli, foli dhe tha; ‘’tani po, tani Shqipëria po tregon ngjyrën e vërtetë të saj, një popull kurajoz, një popull ortodoks, një popull sufistësh dhe ortodoksësh’’ citoi Rama ideologun rus Aleksandër Dugin.

6) Irani

Komploti vazhdon më tej me një vend tjetër armik, që prej vitesh qëndron në teoritë e Ramës për ndërhyrje nga jashtë; Irani. Rikthehet kësisoj ndërhyrja e republikës Khomeiniste që për pak muaj na kishte lënë të qetë dhe tani ka ndërhyrë sërish, për të na turbulluar me postime në Facebook dhe Instagram.

“Ne kemi shumë të dhëna, do vazhdojmë ta pasurojmë atë që kemi nisur qysh në krye të herës me interferencën në rrjetet sociale të atyre ‘’duarve të huaja’’, ku natyrisht një dorë tjetër është republika Khomeiniste e Iranit, kulmi i dezinformimit” u shpreh ai.

7) Analistët

Nga komploti nuk u përjashtuan as analistët, gazetarët, komentatorët apo çdokush që në mbrëmje përpiqen të shpjegojnë atë që po ndodh, por që nuk përmendin as Iranin dhe as Rusinë. Këta Rama i quajti “kllounë” që nuk thonë asnjë fjalë kundër dhunës që kryejnë protestuesit.

“Në darkë mblidhen ‘’kllounët’’ që hymnizojnë dhunën nëpër ‘’sallonet’’ e medias tradicionale, ndër të cilët pak fare, pak janë ata që thonë edhe ndonjë fjalë kundër dhunës” u shpreh ai duke kritikuar qëndrimet e tyre. “Nga një anë hymnizimi i dhunës, ku askush nuk e thotë një fjalë për atë që ju ndodh pa pushim atyre që përfaqësojnë shtetin dhe që mbrojnë rendin kushtetues të Republikës së Shqipërisë nën uniformë, po përkundrazi ku gjithkush flet për një rini që po dhunohet, flet për të mitur që po sakatohen, flet për vajza që po rrëmbehen flet për një shumicë imagjinare, populli që kërkon zgjidhje” vazhdoi kryeministri i pakënaqur me ata që u qajnë hallin studentëve.

8) NEWS24

Ndër levat më të spikatura të komplotistëve, Rama veçoi News24 që për më shumë se 130 ditë ka transmetuar me këmbëngulje protestat e flamingove dhe vazhdon t’i japë hapësirë protestave të studentëve. Haptas, duke shkaktuar irritimin e kryeministrit. Jo më kot, ky i përmendi Irfan Hysenbelliut, pronarit të News 24-ës faktin që ka vite që nuk i paguan sigurimet e punonjësve të tij.

“Kam marrë para disa javësh mesazh nga një kameraman, nuk ja them emrin e kam mesazhin aty. “Na ndihmo se nuk na paguhen sigurimet shoqërore prej vitesh dhe i marrim rrogat si lëmosha, një muaj po, tre muaj jo”. "Në ndërkohë që ky pronari që prodhon lajme me rebelim kudo që “u ngritën këta”, “u ngritën ata”, “plasi në Vlorë, plasi në Shkodër”, ka imunitet. Ja ka dhënë imunitetin Prokuroria e Tiranës, ku prej vitesh përfaqësuesit e shtetit, Drejtoria e Tatimeve ka çuar dokumenta padi për evazion fiskal me miliona e me miliona e me miliona euro. Dhe e bukura është që pasi çohen dokumentat e evazionit fiskal, pra të fshehjes së parave, prokuroria merr në pyetje punonjësit e tij. Prokuroria ngre pikëpyetje për punonjësit e tij” u shpreh Rama.

Ndër 8 faktorët që komplotojnë kundër tij, Rama përjashtoi një fakt të thjeshtë; që korrupsioni, varfëria, pabarazia ka ngritur studentët në protestë dhe këto janë përgjegjësi e qeverisë së tij.

“Si mund të jetë populli shqiptar ky?” pyeti Rama, ndërsa mendjen e ka plot me rusë, iranianë dhe ziliqarë të politikës që ia mbajnë gati thikat pas shpine.

“Pikërisht pse populli shqiptar nuk është ky, nuk është aty. Nuk është aty” këmbënguli kryeministri.

Ditët e fundit ai po qëndron pak minuta në zyrë. Me gjasë, garda e transferon larg Tiranës në një vend të sigurtë. Pushtetin real në kryeqytet e kanë të rinjtë, miq te Klevin dhe të Samantës që refuzojnë të tërhiqen. Këta e kanë kuptuar të parët se kanë përballë një halucinant paranojak, që refuzon të pranojë realitetin dhe me të cilin nuk mund të bisedohet më[email protected]

8 min read

Comments

Loading comments…