“Dje u kalua vija e kuqe”, Demo: Në 6 ditë protestë 295 të lënduar, prej tyre 186 punonjës policie

Sulmi ndaj komisariati 3 mbrëmjen e djeshme gjatë protestave në Tiranë, për ministrin e Brendshëm Ervin Demo ka kaluar vijën e kuqe dhe tashmë, sipas tij protesta nuk mund të quhet më studentore.

Admin
Admin

“Dje u kalua vija e kuqe”, Demo: Në 6 ditë protestë 295 të lënduar, prej tyre 186 punonjës policie
Text

Sulmi ndaj komisariati 3 mbrëmjen e djeshme gjatë protestave në Tiranë, për ministrin e Brendshëm Ervin Demo ka kaluar vijën e kuqe dhe tashmë, sipas tij protesta nuk mund të quhet më studentore.

Në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama, ministri bëri të ditur se në këtë protestë janë lënduar 295 të lënduar në këto 6 ditë të fundit, 186 punonjës policie, raporton A2 CNN.

“Natën e fundit ka ndodhur diçka që e ka kaluar vijën e kuqe. Dje është sulmuar komisariati 3 jo vetëm godina por edhe punonjës që kanë qenë aty janë dëmtuar deri me djegie. Kjo është e papranuedhme dhe tregon që elementët e dhunës që janë përfshirë në këtë protestë kanë arritur në nivele që tregojnë se kjo nuk është më protestë studentore dhe nuk mund të quhet më protestë. Kemi pasur sulme ndaj subjekteve politike elementë të dhunshëm të kësaj proteste kanë gjetur azil politik në një parti të caktuar. Kjo tregon se elementët e dhunës brenda kësaj lëvizje. Janë 295 të lënduar në këto 6 ditë të fundit, 186 punonjës policie. Janë 295 shqiptarë që kanë pësuar dëmtime jo të lehta; policë, protestues kalimtarë e gazetarë. Numri tregon atë që ka bërë policia me profesionalëzm e vetëpërmbajtje”.

1 min read

Comments

Loading comments…