
Ermonela Jaho u del krah të rinjve: Mos e shtyni vendin tonë drejt luftës civile. Fëmijët tanë meritojnë të rriten pa frikë
Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, ka reaguar për situatën e krijuar në vend dhe protestat e të rinjve, duke bërë thirrje për ndalimin e dhunës dhe shmangien e përshkallëzimit të tensioneve.

Përmes një mesazhi publik, Jaho u ka bërë apel shqiptarëve që të mos lejojnë që përplasjet dhe ndasitë të kthehen në armiqësi mes tyre. Ajo thekson se jeta dhe dinjiteti njerëzor duhet të jenë mbi çdo bindje apo interes, ndërsa nënvizon se fëmijët meritojnë të rriten në një Shqipëri ku mospajtimi nuk shndërrohet në konflikt.
“Stop vëllavrasjes. Jemi të gjithë bij nënash. Secili prej nesh ka qenë një foshnjë në krahët e dikujt, një shpresë, një lutje. Përpara çdo bindjeje e çdo ndarjeje, jemi njerëz. Ta kujtojmë këtë kur shohim njëri-tjetrin në sy.
Read also:
Të rinjtë të masakruar nga dhuna, Rama josh policët: 2500 euro për të gjithë ata që janë në front! Në 1 janar rrisim edhe pagatAsnjë zemërim, asnjë interes nuk vlen më shumë se jeta dhe dinjiteti njerëzor. Ndaleni dhunën. Mos e shtyni vendin tonë drejt luftës civile.
Fëmijët tanë meritojnë të rriten pa frikë, në një Shqipëri ku mospajtimi nuk na bën armiq”, shkruan Ermonela Jaho.


Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories
Live
Live





- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Comments
Loading comments…