
“Do rri deri në 2030-ën”, Krasniqi zbulon mesazhin e Ramës për deputetët socialistë
Politologu Afrim Krasniqi tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, se kryeministri Edi Rama u ka thënë deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit se do të qëndrojë në detyrë deri në 2030-ën.

Krasniqi tha se informacionin e ka marrë nga një deputet i PS, që ishte i pranishëm në mbledhje. Ndër të tjera politologu u shpreh se Rama ka kritikuar deputetët lidhur me angazhimin dhe mobilizimin e tanishëm, ku po zhvillohen protesta të dhunshme.
“Sot në grupin parlamentar a e di çfarë është thënë?! Unë kam një mesazh të një deputeti aty. Është skandaloze, t’i thërrasësh deputetët dhe në vend të japësh llogari siç bën çdo shtet serioz në botë, kritikohen deputetët pse nuk mbroni, pse nuk sulmoni, pse nuk bëni share, pse nuk merrni masa, pse nuk mobilizoni! Dhe ‘unë do rri deri në 2030-ën, nuk më largon mua njeri me çdo rast, dhe këta do e shtyjnë deri në muajin mars. Deputeti juaj e tha”, tha Krasniqi.
Read also:
Protestat në Shqipëri / Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 320 të lënduar në 9 ditë!Pohimet e Krasniqit u hodhën poshtë nga deputeti socialist Eduard Shalsi, që i konsideroi si mashtrime.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories


Live




- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Comments
Loading comments…