LiveVendi

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve nga protesta: Kryeministri t’i thërrasë ndërgjegjes, duhet zgjidhje politike! Të ndryshojë sistemi!

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, i ka bërë thirrje kryeministrit dhe klasës politike shqiptare që të gjejnë një zgjidhje për situatën në vend.

Admin
Admin

· Updated

Në ditën e nëntë të protestës, pedagogët bashkohen me studentët në orën 10:00: Çdo ditë në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!
Text
6 updates
Key events▾

Latest · Pinned post

11:44Key event

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve nga protesta: Kryeministri t’i thërrasë ndërgjegjes, duhet zgjidhje politike! Të ndryshojë sistemi!

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, i ka bërë thirrje kryeministrit dhe klasës politike shqiptare që të gjejnë një zgjidhje për situatën në vend.

Në një prononcim për mediat nga protesta, Kovaçi tha se pedagogët do të mblidhen çdo ditë në orën 10:00 pranë Korpusit të Universitetit Politeknik të Tiranës dhe do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë. Ai kërkoi gjithashtu ndryshime në sistemin kushtetues dhe ligjor, duke theksuar nevojën për transparencë.

“Çdo ditë vijmë në orën 10:00 te Korpusi. Bëjmë edhe marshimin deri këtu. Kryeministri t’i thërrasë ndërgjegjes dhe të bëjë zgjidhje politike. I bëj thirrje klasës politike shqiptare që ta zgjidhë këtë situatë. Duhet ndryshuar sistemi kushtetues, ligjor, që të tregohet se ka transparencë”, u shpreh Kovaçi.

Burimi: balkanweb.com

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve nga protesta: Kryeministri t’i thërrasë ndërgjegjes, duhet zgjidhje politike! Të ndryshojë sistemi!

Earlier

11:43Key event

“Rinia hoqi frikën, s’ka kthim pas!”/ “Kuçedrës së kuqe i ka mbetur pak kohë”, protestuesja te Politekniku: Të bashkuar mund të fitojmë!

Një protestuese nga Universiteti Politeknik i Tiranës u ka bërë thirrje të rinjve të qëndrojnë të bashkuar dhe të vijojnë protestën deri në arritjen e kërkesave të tyre.

Ajo theksoi se studentët, pedagogët dhe qytetarët kanë një kauzë të rëndësishme, ndërsa falënderoi rininë shqiptare që, sipas saj, ka larguar frikën. Protestuesja akuzoi pushtetin se po përdor çdo mjet për të shuar protestën.

“Fuqia e rinisë është më e madhe. Po të jemi të bashkuar, çdo gjë arrihet dhe fitohet. Kushdo që mundohet ta sabotojë këtë protestë është i mbaruar. Populli dhe profesorët kanë një kauzë të rëndësishme dhe s’ka kthim pas. Kuçedrës së kuqe i ka mbetur vetëm pak kohë dhe po përdor çdo gjë që të shuajë protestën. Qëllimi i studentëve është që të çlirohen nga kuçedra e kuqe, që të gjithë të kenë shanse të barabarta. E falënderoj rininë shqiptare, e cila në radhë të parë hoqi frikën. Mos kini frikë, deri në qëllimin përfundimtar, deri në arritjen e asaj që kemi kërkuar”, u shpreh ajo.

“Rinia hoqi frikën, s’ka kthim pas!”/ “Kuçedrës së kuqe i ka mbetur pak kohë”, protestuesja te Politekniku: Të bashkuar mund të fitojmë!
11:41Key event

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë

Pedagogë e studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Universiteteve, për të bojkotuar mësimin, ku këtë mëngjes dolën nga auditorët.

Pedagogët kanë shprehur mbështetjen e tyre për studentët, duke u solidarizuar me ta dhe kauzën e tyre, për uljen e tarifave studentore, uljen e çmimeve të qirave, përmirësimin e kushteve në konvikte etj.

Revolta Studentore ka nisur që prej datës 13 tetor, ku të rinjtë u mblodhën për të protestuar pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa vala e protestave u përhap në të gjitha universitetet e vendit.

Universitetet po përballen nga viti në vit me mbylljen e programeve studimore, për shkak të rënies së numrit të studentëve, të cilët kanë emigruar masivisht, në kërkim të një të ardhmeje më të sigurt për veten e tyre. Tregu i punës dhe mungesa e meritokracisë i ka detyruar ata të braktisin vendin e tyre.

Burimi: balkanweb.com

Pedagogët dhe studentët e “Aleksandër Xhuvanit” në Elbasan i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë
11:40Key event

“Rama ka bërë vetëm monolog, është ‘one-man show’ dhe e bën shumë bukur atë rol”/ Pedagogia, Enkelejda Olldashi: Jemi me studentët dhe u mbështesim

Pedagogia Enkelejda Olldashi ka marshuar sot në mbështetje të studentëve, duke përcjellë një mesazh të fortë për rininë, protestën dhe mungesën e dialogut me qeverinë.

Në një prononcim për mediat, Olldashi u shpreh se pedagogët duhet të ishin bashkuar me studentët që në ditën e parë të protestës. Sipas saj, prania e tyre në shesh është një mënyrë për t’u treguar të rinjve se nuk janë vetëm në kërkesat dhe kauzën e tyre.

Ajo kritikoi gjithashtu mënyrën se si, sipas saj, kryeministri Edi Rama komunikon me publikun, duke e cilësuar atë si një formë monologu dhe jo dialogu.

Olldashi ironizoi edhe angazhimin e kryeministrit në politikë, duke thënë se mund t’i rikthehet një ditë Akademisë së Arteve.

Në përfundim, ajo u ndal te rëndësia e reagimit të të rinjve, duke theksuar se përtej protestës dhe revoltës, kjo lëvizje duhet të shërbejë edhe si një thirrje për reflektim.

“Kam përshtypjen se ju gazetarët keni qenë syri i të gjithë shqiptarëve dhe besoj se duhet të jua bëj unë pyetjen çfarë është duke ndodhur? Pedagogët duhet të ishin në shesh me studentët që ditën e parë. Por edhe thirrja që ne kemi bërë të bashkohemi do të thotë të bashkohemi si grup i vetëm për ti treguar studentëve që jemi me ta, Dhe sot është për të treguar që ne jemi këtu me ju për ju. Kuptimi i fjalës dialog është e kundërta e fjalë monolog dhe nëse gjatë gjithë kohës ka pasur monolog do të thotë që nuk ka vend për dialog. Në fakt Rama ka bërë monolog dhe është one men show dhe e bën shumë bukur atë rol dhe e ka perfektë. Dhe besoj se në ndonjë moment të jetë do i kthehet akademisë së arteve. Kryeministri i sotëm dua ti kujtoj se është kryeministri që ka protestues dhe është rrahur. Vetë ka qenë protestues. Unë nuk jam pjesë e oborrit perandorak të tij, por rinia përveç këtij manifestimi apo revolte të arrij t’i nxjerrë ndërgjegjen në pah, ai duhet të jetë falënderues”, tha ajo.

“Rama ka bërë vetëm monolog, është ‘one-man show’ dhe e bën shumë bukur atë rol”/ Pedagogia, Enkelejda Olldashi: Jemi me studentët dhe u mbështesim
Edited
11:39Key event

Rama i ftoi në dialog, studentët dhe pedagogët e refuzojnë, hidhen karriget te Kryeministria, protestuesit: Dorëheqje!

Studentët dhe pedagogët kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa gjatë protestës janë hedhur karriget e vendosura përpara Kryeministrisë.

Protestuesit kanë vijuar thirrjet “Dorëheqje!”, duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë. Karriget e vendosura për dialog janë hedhur në shenjë kundërshtimi ndaj ftesës së tij.

Kjo është dita e nëntë e protestës studentore, ndërsa të rinjve u janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë nisur sot bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike, sipas vendimit të sindikatës.

Përpara mbërritjes te Kryeministria, studentët dhe pedagogët u mblodhën pranë Universitetit Politeknik të Tiranës dhe më pas nisën marshimin në bulevard.

Rama i ftoi në dialog, studentët dhe pedagogët e refuzojnë, hidhen karriget te Kryeministria, protestuesit: Dorëheqje!
Edited
09:37Key event

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) ka nisur bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike të vendit, në solidaritet me studentët dhe nxënësit që protestojnë.

Vendimi u mor njëzëri nga kryesia e sindikatës, më 20 tetor, ndërsa bojkoti nis më 21 tetor dhe do të vijojë deri në një njoftim të dytë.

Në njoftimin zyrtar, sindikata shprehet se studentët protestojnë prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, sigurinë e jetës dhe pronës, si dhe llogaridhënien. Sipas saj, përgjigjja ndaj kërkesave të tyre ka qenë heshtja dhe, që prej 13 tetorit, edhe dhuna.

“Studentët protestojnë prej muajsh për arsim cilësor, shëndetësi dinjitoze, siguri jete e prone, për të drejtën e llogaridhënies etj. Përgjigjja që kanë marrë nuk ka qenë dialogu, por heshtja dhe, që nga 13 tetori dhe në vijim, edhe dhuna ekstreme. Pedagogët nuk mund të vazhdojnë mësimin si zakonisht, ndërkohë që studentët e tyre goditen në rrugë. Pedagogët ndajnë të njejtat opinione me studentet në lidhje me zhvillimet politike, ekonomike, korrupsionin galopant, mungesën e meritokracisë etj”, thuhet në njoftimin e Sindikatës mbi arsyet e bojkotit.

SPUSH kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë, hetim të pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës, vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës, trajtimin dinjitoz të studentëve të shoqëruar dhe plotësimin e kërkesave të protestuesve.

“Kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të dhunës ndaj studentëve dhe protestuesve paqësorë; Hetimin e pavarur dhe transparent në lidhje me përdorimin e forcës që nga data 13 tetor e në vijim, si dhe vënien para përgjegjësisë së atyre që e kanë urdhëruar dhe ushtruar këtë dhunë të pashembullt; Trajtimin e ligjshëm dhe dinjitoz të çdo studenti të shoqëruar; Plotësimin e kërkesave të studentëve dhe nxënësve”.

Sindikata u bën thirrje rektorëve dhe drejtuesve të institucioneve publike të arsimit të lartë të respektojnë vendimin dhe të mos marrin masa disiplinore ndaj pedagogëve dhe studentëve pjesëmarrës.

Përveç bojkotit të mësimit, pedagogët do të marrin pjesë aktivisht në protestë. Çdo ditë, në orën 10:00, ata do të mblidhen para Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës për të vijuar mbështetjen ndaj studentëve.

Sindikata thekson se orët e mësimit do të kompensohen më vonë dhe u kërkon pedagogëve të qëndrojnë në komunikim me studentët, duke u ofruar mbështetje dhe materiale didaktike sipas nevojës.

“Bojkoti nuk është braktisje e auditorit”, thuhet në njoftim, ku theksohet se pedagogët do të rikthehen në mësim sapo studentët të marrin përgjigjen që meritojnë.

Sindikata e Universiteteve nis zbatimin e bojkotit të mësimit në të gjitha universitetet publike
09:32

Në ditën e nëntë të protestës, pedagogët bashkohen me studentët në orën 10:00: Çdo ditë në shesh deri në dorëheqjen e Ramës!

Përfshirja e pedagogëve shënon një zhvillim të ri në protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke e shtrirë kundërshtimin ndaj qeverisë edhe në radhët e stafit akademik të universiteteve.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje politike për situatën e krijuar në vend.

Kovaçi akuzoi qeverinë se nuk ka dëgjuar kërkesat e studentëve dhe se në vend të dialogut ka zgjedhur t’u përgjigjet protestave me dhunë. Sipas tij, mungesa e reagimit ndaj protestave paqësore ka sjellë përshkallëzimin e revoltës së të rinjve.

“Kjo është një qeveri që nuk dëgjon. Meqë nuk dëgjoi studentët, është logjike që do eskalonte kjo lëvizje. Kur nuk u përgjigjesh protestave paqësore, do presësh protestues të revoltuar. Fatkeqësisht qeveria dhe kryeministri në vend që t’u përgjigjej protestuesve paqësorë, sot ajo iu përgjigj me dhunë. Ajo që është më e keqja është se ne kemi parë edhe persona civilë që rrezikojnë jetën e qytetarëve, ne si profesorë jemi të shqetësuar. Brutaliteti ndaj rinisë shqiptare është i papranueshëm. U bëjmë thirrje përfaqësive ndërkombëtare, ambasadave që të hedhin sytë nga Shqipëria dhe nga ky brutalitet”, deklaroi Kovaçi.

Kreu i sindikatës shprehu shqetësimin për dhunën e pretenduar ndaj protestuesve, veçanërisht të rinjve, duke kërkuar edhe vëmendjen e përfaqësive diplomatike ndërkombëtare në Tiranë.

Ndërkohë, një ditë më parë, studentët dhe të rinjtë refuzuan ofertën e kryeministrit Edi Rama për dialog, ndërsa protesta vijon të marrë mbështetje edhe nga pedagogët, të cilët kanë paralajmëruar vijimin e përditshëm të tubimeve deri në dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Last modified Wed, 21 Oct 2026 11:44 CEST

1 min read

Comments

Loading comments…