Protestat në Shqipëri, kongresmeni amerikan: Kulmi i mosbesimit mes qytetarëve dhe politikanëve të korruptuar

Kongresmeni republikan amerikan Keith Self ka reaguar për protestat në Tiranë, ku prej 5 ditësh janë shënuar përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.

Admin
Admin

Protestat në Shqipëri, kongresmeni amerikan: Kulmi i mosbesimit mes qytetarëve dhe politikanëve të korruptuar
Text

Ndërsa i konsideron protestat si kulmin e mosbesimit mes qytetarëve dhe politikanëve të korruptuar, ai thekson se liderët në Shqipëri duhet t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore.

“Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja totale e shtetit të së drejtës. Liderët e Shqipërisë duhet t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore, të cilat do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal”, thuhet në postim.

Last modified Sun, 18 Oct 2026 13:59 CEST

1 min read

Comments

Loading comments…