Bordi i Transparencës ndryshon përsëri çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend. Nga mesdita e kësaj të shtune, 31 tetor 2026, nafta do të tregtohet me jo më shumë se 212 lekë për litër, ndërsa benzina me 179 lekë për litër.

Cogito
Cogito

Bordi i Transparencës  ndryshon përsëri çmimet e karburanteve
Photograph:
Text

Sipas vendimit të Bordit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është përcaktuar në 212 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë në 200 lekë/litër.

Për benzinën, çmimi maksimal me pakicë do të jetë 179 lekë/litër, ndërsa me shumicë 167 lekë/litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 31 tetor, në orën 12:00, dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të shqyrtohen ndryshimet e mundshme në treg.

Njoftim për Shtyp

Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.

Kështu Bordi i Transparencës në datë 31 Tetor 2026, vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 212 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 200 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.

🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 31 ora 12.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg./Cogito/

2 min read

Share this story

Comments

Loading comments…