

Kombëtarja e Kosovës luan sot, të shtunën, ndaj Izraelit në kuadër të raundit të pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve, siç njofton Telegrafi.
Dardanët janë nikoqirë të izraelitëve në ndeshjen që nis në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ekipi i drejtuar nga Franco Foda vjen me një momentum pozitiv falë disa prurjeve të fundit dhe synon ta shfrytëzojë terrenin vendas për një fitore që do t’ia siguronte qëndrimin në Ligën B dhe do ta linte në garë për pozitat e para dhe të dyta.
Read also:
Shqipëria zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me BjellorusinëNë anën tjetër, mysafirët nuk janë në momentin e tyre më të mirë, por do të synojnë t’u shkaktojnë probleme Dardanëve për të mbetur në garë për qëndrim në Ligën B, pasi renditen të fundit me vetëm dy pikë.
Pas kësaj ndeshjeje, Kosova luan përballjen e fundit në udhëtim te Irlanda më 17 nëntor, ndërsa në të njëjtën ditë Izraeli e pret Austrinë.

Most viewed in Sport
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in Sport
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Comments
Loading comments…