
Prokuroria po heton për korrupsion zgjedhor “një rast” në bashkinë Peqin. Në një njësi administrative, brenda dy muajsh, para zgjedhjeve të 2025, ishin shtuar në listën e ndihmës ekonomike 210 familje.
Ja mesazhi i një kryefamiljari gjetur në telefonin e administratorit të njësisë:
Nuk më ka kaluar ndihma ekonomike për qershorin, as asistenca. Unë ju respektova, votën jua dhashë,
i shkruan B.Gj (sipas dosjes së prokurorisë).
Vetëm në një njësi janë shtuar 210 familje, shumëzuar me 2-3 vota, më e pakta, u bënë rreth 600 vota.

Ky është vetëm një aspekt “periferik” i përdorimit të pushtetit nga partia në pushtet për të vijuar mbajtjen e pushtetit.
Po punësimet me kontrata të përkohshme?
Po “zgjidhja e halleve” të tjera si legalizimet, vonesa në marrje shërbimesh, letra pensionesh, dokumenta tokash, dyqanesh, amnisti detyrimesh të prapambetura… të gjitha këto shndërrohen në vota.
Read also:
GAZI 6 MILIARDË DOLLARËSH: KUSH E ZGJODHI KOMPANINË GREKE AKTOR?Pastaj vjen “furia”, një bonus për pensionistët, ushtrinë më të madhe të votuesve.
Nuk ka alternativë politike, nuk ka program, nuk ka “listë studentore” apo intelektuale që i del perpara shqiptarit që i japin ndihmë ekonomike pa meritë, apo pensionistit që merr 50 Euro tri javë para zgjedhjeve.

Ndaj zgjidhja e vetme për të frenuar pazarin me votën, është qeveria tranzitore.
Partisë në pushtet i duhet hequr pushteti 3-4 muaj para zgjedhjeve me "Qeverinë Tranzitore", apo Teknike, sido ta quajmë, duke ndaluar çdo matrapazllëk në këmbim të votës, çdo shpërblim apo bamirësi qeveritare, që shitet si lëmoshë elektorale.
Ndaj mos u lodhni kot me ligj e reformë elektorale.
I duhen “prerë duart” pushtetit që të dalë në pazarin e madh të blejë vota me plaçkën e shtetit.
Kujdes! Ky është artikull ekskluziv i Cogito.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Cogito.al, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Explore more on these topics

Analist
Mentor Kikia është gazetar, analist dhe pedagog, me mbi tri dekada përvojë në gazetari dhe komunikim publik. Karrierën e tij e nisi në vitin 1993. Ndër vite, ka ushtruar detyrat e gazetarit, redaktorit dhe kryeredaktorit në disa prej mediave më të rëndësishme në vend, si Top Channel dhe TV Klan. Gjithashtu, ka moderuar emisione televizive në Euronews Albania dhe MCN TV, si dhe ka kontribuar si analist në median online GazetaStart.com. Paralelisht me karrierën mediatike, ka shërbyer si lektor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, ku ka ndarë përvojën dhe njohuritë e tij profesionale me studentët e gazetarisë. Në rolin e analistit, ai trajton zhvillimet politike, funksionimin e institucioneve, median dhe çështjet sociale.
More from Mentor Kikia




Most viewed in Opinion
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
More from Opinion


Kufiri i diplomacisë personale të z. Rama
Veton Surroi

Reforma territoriale nisi nga fundi
Thoma Gëllçi

Most viewed in Opinion
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related: Opinion

Quo vadis revolucion?
Lutfi Dervishi

SA KUSHTON INTEGRIMI? ASGJË!
Lutfi Dervishi


Kauza e protestës dhe “lufta” mes opozitave!
Mentor Kikia
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10









Comments
Loading comments…