
Liderët e Ballkanit dhe Evropës mblidhen në Mal të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit. Merr pjesë edhe Rama
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të lartë evropianë do të mblidhen sot në Mal të Zi për Samitin e Procesit të Berlinit. Bashkëpunimi rajonal, integrimi ekonomik dhe afrimi me Bashkimin Evropian pritet të jenë në qendër të diskutimeve.

Takimin në zonën e Shën Stefanit–Milloçerit është planifikuar ta hapin kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, dhe kancelari gjerman, Friedrich Merz. Pjesëmarrës do të jenë edhe zyrtarë të lartë të BE-së dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Krahas nikoqirit Spajiq, pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tashmë ndodhet në Mal të Zi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto, dhe Gjuro Macut nga Serbia.
Kurti ka udhëtuar të mërkurën drejt Malit të Zi. Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, gjatë qëndrimit janë paraparë edhe takime dypalëshe.

Nga samiti pritet të dalin marrëveshje dhe nisma të reja për avancimin e bashkëpunimit rajonal. Megjithatë, sfidë mbetet zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese, përfshirë ato për lëvizjen e lirë dhe integrimin ekonomik.
Në këtë drejtim, rëndësi ka që zotimet e samiteve të mëparshme të shoqërohen me rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset.
Read also:
Kurti takohet me Marta Kos në Mal të Zi, kërkon hapa konkretë drejt anëtarësimit të Kosovës në BEKurti takoi Marta Kosin në prag të samitit

Në margjinat e samitit, Kurti ka zhvilluar më 21 tetor një takim me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos.
Pas takimit, ai ka kërkuar mbështetje nga Komisioni Evropian për statusin e vendit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Kosovës në BE. Kryeministri ka kërkuar që përparimi demokratik i Kosovës dhe harmonizimi me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian të reflektohen në hapa konkretë drejt anëtarësimit.
“Me institucione plotësisht funksionale Kosova do t’i përshpejtojë reformat”, ka shkruar Kurti.
/Telegrafi/

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories




- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10















Comments
Loading comments…