
Të dielën vuloset fati i Kombëtares për Europianin 2028
Të dielën do të vuloset fati i Kombëtares për rrugëtimin në Europianin 2028. Sfida ndaj Bjellorusisë nuk do të vlejë vetëm për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve, por edhe për shortin e kualifikueseve të Europianit.

Shqipërisë do i mjaftonte vetëm një barazim më 15 nëntor ndaj Bjellorusisë, pikërisht në transfertën e Budapestit. Automatikisht do e mbyllte si vend i parë në grup dhe do të siguronte fazën “play off”. Një rrugë kjo e cila shikohet si mundësi shtesë për kualifikimin në Euro 2028.
Kreu i grupit C1 nuk vlen vetëm për Ligën e Kombeve. Nëse Shqipëria e mbyll në krye, automatikisht do të jetë në vazon e tretë për shortin ku ndahen grupet e kualifikueseve të Europianit.

Fitorja e Bjellorusisë do të ishte tragjike, pasi do të bënte që Shqipëria të përfundonte në vazon e katërt.
Lexo edhe:
Shqipëria zhvillon stërvitjen zyrtare para sfidës me BjellorusinëKuqezinjve u jepen 63% mundësi për të qenë në vazon e tretë. Bjellorusia shpreson te 37% mundësi që ka, teksa i bën punë vetëm fitorja.

Më të lexuarat: Sport
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Sport
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Komente
Duke ngarkuar komentet…