
Këta janë disa nga financuesit më të mëdhenj të fushatës elektorale për zgjedhjetqë u mbajtën të martën në SHBA. Padyshim që lista është shumë e gjatë, dhe çdokush që ka dhuruar para, është aty, në zyrat e partive respektive dhe zyrat e shtetit, pasi financimi është detyrim ligjor për tu deklaruar.
Di kush të thotë se kush ishin financuesit e Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit2025?
Një emër, kush dhe sa para dhuroi?
Nuk ka!

Po të PD-së?
Sërish nuk ka.
Sepse në Shqipëri partitë nuk i deklarojnë donacionet. Madje mashtrojnë me kuotaanëtarësie. Një byrektore kontrollohet nga çdo organ shtetëror. Partitë politike jo.
Lexo edhe:
Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-VeliajE dini pse nuk i deklarojnë?

Sepse partitë janë sipërmarje të zeza. Sepse ata që dhurojnë para për fushatat, imarrin mbrapsht me kontrata publike, me tendera, me PPP-ra, me Koncensione. Nëse do të kishte transparencë, do të mësonin se ata që mbajnë gjallë politikën, janë ata që kontrollojnë ekonominë, dhe ata financojnë njëkohësisht partinë nëpushtet dhe ato në opozitë, në mënyrë që të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë edhepasi të ndërrohet pushteti.
Kjo është e keqja e madhe e jona. Kjo prodhon korrupsionin dhe kjo krijonmekanizmin për ta mbrojtur dhe ushqyer më tej korrupsionin.
Ndaj zgjidhja nuk është thjeshtë largimi i një qeverie. Por shkulja e sistemitpolitiko-ekonomik që ka krijuar mekanzimin vidh dhe riciklo pushtetin.
Zgjidhja është një qeveri tranzitore, dhe një ligj zgjedhor për të cuar përpara njëreformë historike: Sistem i ri zgjedhor, duke përfshirë edhe ligjin për financimin e partive. Qeveri tranzitore para çdo procesi zgjedhor, për ti hequr pushtetin partisënë pushtet tre muaj para çdo procesi zgjedhor, që të mos e përdorë atë për llogaritëelektorale.
Asgjë tjetër nuk e shpëton Shqipërinë. Gjithnjë do të shkojmë nga një e keqe, teknjë e keqe më e madhe.

Kujdes! Ky është artikull ekskluziv i Cogito.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Cogito.al, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Eksploro më shumë për këto tema

Analist
Mentor Kikia është gazetar, analist dhe pedagog, me mbi tri dekada përvojë në gazetari dhe komunikim publik. Karrierën e tij e nisi në vitin 1993. Ndër vite, ka ushtruar detyrat e gazetarit, redaktorit dhe kryeredaktorit në disa prej mediave më të rëndësishme në vend, si Top Channel dhe TV Klan. Gjithashtu, ka moderuar emisione televizive në Euronews Albania dhe MCN TV, si dhe ka kontribuar si analist në median online GazetaStart.com. Paralelisht me karrierën mediatike, ka shërbyer si lektor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, ku ka ndarë përvojën dhe njohuritë e tij profesionale me studentët e gazetarisë. Në rolin e analistit, ai trajton zhvillimet politike, funksionimin e institucioneve, median dhe çështjet sociale.
Më shumë nga Mentor Kikia




Më të lexuarat: Opinione
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Më shumë nga Opinion

Më të lexuarat: Opinione
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Opinione të ngjashme

Kauza e protestës dhe “lufta” mes opozitave!
Mentor Kikia


Polonia si tregues i krizës së BE-së!
Mentor Kikia

ME POLICI APO ME POLITIKE?
Lutfi Dervishi
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10











Komente
Duke ngarkuar komentet…