Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç

Pediatrja Lira Gjika ka folur për rëndësinë e autonomisë së fëmijës dhe zhvillimit të aftësive të tij pas moshës dy vjeç.

Cogito
Cogito

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
Lira Gjika
Teksti

Pediatrja Lira Gjika ka folur për rëndësinë e autonomisë së fëmijës dhe zhvillimit të aftësive të tij pas moshës dy vjeç, duke theksuar se ushqyerja nga të rriturit duhet të shmanget në këtë fazë.

Sipas saj, në këtë moshë fëmija ka fituar aftësinë për të ecur dhe për të folur, ndërsa një tjetër hap i rëndësishëm është të mësojë të ushqehet vetë.

“Ushqyerja e fëmijës nga të rriturit pas moshës dy vjeç është gjymtuese. Fëmija në këtë moshë ka fituar aftësinë e të ecurit dhe të folurës dhe duhet të mësojë që të ushqejë veten.

Vazhdimësia e të ushqyerit prej të rriturit pas kësaj moshe, nuk e lejon atë të fillojë të mendojë se mund të vendosë vetë për veten dhe rrjedhimisht e pengon të rritet psiko-emocionalisht. Të ushqyerit është kujdes dhe përgjegjësi për veten”, tha mjekja pediatre.

Eksploro më shumë për këto tema

Përditësuar më E Enjte, 12 nëntor 2026, 17:55 CET

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Cogito
Cogito

Admin

Administrator i Cogito.al

Më shumë nga Cogito

Të gjithë artikujt e Cogito →

Komente

Duke ngarkuar komentet…