LiveBerisha akuza SPAK: U bë mburojë e Taulant Ballës, porositi vrasjen e avokatit Ravik Gurra
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar SPAK-un se po mbron Taulant Ballën, se ka porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra.

Sipas kreut të selisë së blu, një gjykatëse dhe një prokuror nuk kanë vepruar përballë këtyre materialeve, por kanë asgjësuar regjistrimin që, sipas tij, përbënte provë. Kreu i PD-së ngriti pretendime për lidhjet e Ballës me Edmond Begon, të cilin e cilësoi si anëtar të bandës së Aldo Bares, si dhe për kontakte me një grup kriminal në Elbasan. Berisha zbardhi biseda që, sipas tij, janë pjesë e dosjes hetimore dhe që lidhen me marrëveshje për përfitime dhe mbështetje elektorale, si dhe me vendosjen e personave të caktuar në listat e kandidatëve për deputetë.
Në një deklaratë për mediat pas paraqitjes në SPAK, Berisha pretendoi se drejtues të mazhorancës mblidhen në “Vilën e Kuqe” për të vendosur masa represive ndaj studentëve dhe gjimnazistëve që protestojnë.
Pjesë nga deklarata e Berishës
Taulant Balla akuzohet se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës.
Numri i tij i telefonit që përfundonte me 399 dhe me emrin Taulant, me zë në regjistrime rezulton se porosit vrasjen e avokatit.

Një gjykatëse Vyshka dhe një prokuror horr si ai, ndonëse kishin përpara numrin e Taulant Ballës, emrin e Taulant Ballës, në vend që t’i vinin hekurat, dogjën me procesverbal regjistrimin që faktonte se ky ishte porositësi i vrasjes së avokatit Ravik Gurra.
Taulant Bego Yaris, e faktuar me TIMS, ka shoqëruar 57 herë në udhëtime anëtarin kryesor të bandës së Aldo Bares, Edmond Bego, i dënuar rëndë në vende të tjera për trafiqe madhore droge.
Taulant Balla është i regjistruar si negociator me kartelin e drogës të Elbasanit.
Read also:
Reagon Inva Mula: Intelektualë, artistë, prindër, motra e vëllezër, ju lutem, reagoni! Nesër është vonëTani do sjell transkriptet që janë në dosje të regjistruara dhe këta armiq të egër të pluralizmit politik e mbrojnë, në vend që ta thërrasin dhe t’i japin atë që meriton.
“Me datën 10.2.2020, në vitin elektoral Target informon PIN-in AMSP80 se kishin rënë dakord mes tyre që të mos i kërkonin Taos, kriminelit Tao, asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin. Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Dëgjojeni miq kush e udhëheq grupin e Partisë së Krimit. Të jesh socialist sot, bën krim.
Tao iu përgjigj kësaj: A garantoni që të gjithë ata njerëz do votojnë për ne nëse vendosim në listat e deputetëve ata që do burgu? Princesha e burgut, Sara Mila. Po kjo në fakt nuk është për zgjedhjet e 11 majit, por shikoni se si ai vendos në listë ata që do burgu.

Përgjigja ishte: Po, ne e garantojmë këtë.
Më pas Tao tha: Ata do të shkojnë në burg këtë vit”.
Dhe Tao arrestoi bandën rivale të Çelës në mënyrë që të merrte votat.
Ja pra kush vendos, dhe këta faqezi në vend që t’i ngrenë padinë, bëhen mburojë e një krimineli në nivele kaq të larta.
A ka turp më të madh se kjo?

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories




Live


- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Comments
Loading comments…