Live“Dhëmb për dhëmb! Nëse duan gjak…”/ Dhuna në protesta, Erjon Murataj denoncon: Çdo mëngjes tek Akademia e Rendit mblidhen mijëra makina private
Aktivisti dhe protestuesi Erjon Murataj ka ngritur akuza për mënyrën e organizimit të forcave të angazhuara gjatë protestave në Tiranë.

Në një deklaratë, ai pretendon se çdo mëngjes në ambientet e Akademisë së Rendit mblidhen mijëra automjete private, ndërsa shpreh shqetësimin për personat që, sipas tij, dalin prej andej me uniforma dhe nuk identifikohen qartë si efektivë policie.
Murataj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po tenton ta kthejë vendin në një shtet policor, duke kritikuar përdorimin e gazit lotsjellës gjatë përballjeve me protestuesit. Ai thekson se taksat e qytetarëve duhet të shërbejnë për garantimin e sigurisë dhe jo për krijimin e situatave që, sipas tij, vështirësojnë jetesën në kryeqytet.
“Mijëra mjete private civile në Akademinë e Rendit mblidhen çdo mëngjes. Nga ajo akademi dalin njerëz me uniforma që nuk shquhen dot a janë efektivë. Rama po tenton ta kthejë vendin në tentativë policore. Paguajmë taksat që të na garantojnë sigurinë, jo të na pamundësojnë jetesën duke helmuar Tiranën me gaz lotsjellës”, deklaroi Murataj.

Aktivisti përdori tone të ashpra ndaj qeverisë, duke paralajmëruar se protestat do të vijojnë dhe se qytetarët, sipas tij, nuk kanë dalë në rrugë për interesa partiake, por për ndryshimin e situatës në vend.
“Dhëmb për dhëmb në çdo rrugë, lagje e institucion që nuk u shërben qytetarëve. Koha e nderimeve për të paburrat ka marrë fund. Shqiptarët nuk janë në shesh për lëmoshë dhe parti, por për Shqipërinë”, u shpreh ai.
Read also:
Reagon Inva Mula: Intelektualë, artistë, prindër, motra e vëllezër, ju lutem, reagoni! Nesër është vonëMurataj vijoi me një paralajmërim të fortë lidhur me përshkallëzimin e situatës, duke iu referuar dhunës që pretendon se është ushtruar ndaj protestuesve.
“Nëse ata kërkojnë gjak dhe e kanë nisur kështu duke na gjakosur, do të kenë, siç thotë Hita, akte proporcionale”, deklaroi aktivisti.

Në përfundim, ai bëri të ditur se edhe vetë është goditur me plumb gome gjatë protestave, por pretendon se kjo nuk e ka zmbrapsur nga pjesëmarrja në tubime.
“Unë vetë jam goditur me plumb gome, por jam më i motivuar sot. Jam i lumtur që shqiptarët kanë vrarë frikën”, përfundoi Murataj.
Deklaratat vijnë në ditën e shtatë të protestave të të rinjve në Tiranë, të cilat janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Akuzat e aktivistit për organizimin e forcave dhe përdorimin e dhunës mbeten pretendime të tij, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories




Live


- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Comments
Loading comments…