Live
Berisha duke iu drejtuar me mesazh studentëve, pedagogëve dhe gjithë popullit shqiptar, denoncoi se si një grup personash gjoja protestues, që dolën nga Ministria e Brendshme, kishin plan të sulmonin bizneset, ndërsa plani sipas tij u prish nga mediat që dokumentuan me pamje këtë fakt.
“Një grup personash me dopio maskash u filmuan dje duke dalë nga ministria e brendshme me fytyrë të mbuluar me maskë të zezë, dhe maskën tjetër, duke thirrur Rama në burg dhe më pas për të mësyrë dhe sulmuar bizneset. Ishte meritë e mediave që kapën në flagrancë këtë grup terrorist që u lëshuan nga ambientet e ministrisë së Brendshme, që e parandaloi tragjedinë e stisur nga Rama. Ftoj qytetarët që të bashkohen sot me studentët, kundër padrinos së pushtetit. Zgjidhja është; Rama jep dorëheqjen”, tha ai.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories




Live


- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Comments
Loading comments…