Konflikti për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh

Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) pas një qëndrimi prej rreth shtatë orësh.

Admin
Admin

Konflikti për aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli del nga SPAK pas rreth 7 orësh
Text

Pasi ka dalë nga dyert e institucionit, i shoqëruar nga avokati i tij, Eduard Halimi, Pacolli është vendosur përballë gazetarëve, të cilëve u ka dhënë një deklaratë të shkurtër për arsyet e pranisë së tij në prokurorinë speciale.

Pacolli është shprehur se ka bërë vetëm një denoncim penal në lidhje me padrejtësi që i janë bërë ndër vite lidhur me aeroportin e Vlorës, duke mohuar të ketë ndonjë çështje tjetër apo ndonjë interes tjetër ndaj tij.

Gazetari: Për çfarë bëhet fjalë? Cili është interesi i prokurorëve për ju?

Behgjet Pacolli: : Unë vetëm kam bërë një denoncim penal… për padrejtësi që janë bërë deri tani, lidhur me aeroportin e Vlorës. Asgjë tjetër.

Gazetari: Pse qëndruat kaq gjatë? A pati ndonjë pyetje, a pati ndonjë interes për zonjën Balluku?

Behgjet Pacolli: Ja ku është avokati (drejton nga avokati i tij).

1 min read

Share this story

Comments

Loading comments…