Pas denoncimeve për dhunë ndaj të miturve, Policia nxjerr urdhër urgjent: Mos kontrolloni celularët pa vendim gjykate!

Admin
Admin

Pas denoncimeve për dhunë ndaj të miturve, Policia nxjerr urdhër urgjent: Mos kontrolloni celularët pa vendim gjykate!
Text

Nëntë ditë pas nisjes së protestave studentore, gjatë të cilave pati arrestime e shoqërime në komisariate, ku sipas dëshmive të shoqëruarve iu është kërkuar të hapin celularët, Policia e Tiranës nxjerr një urdhër urgjent për respektimin e të drejtave të të miturve dhe zbatimin e procedurave ligjore gjatë shoqërimeve dhe intervistimeve. Shkresa mban datën 22 tetor dhe u drejtohet komisariateve të Tiranës dhe Krujës. Mes të tjerash, punonjësve të policisë u kërkohet të mos kontrollojnë telefonat pa urdhër gjyqësor, të mos kërkojnë fjalëkalime pa bazë ligjore dhe të garantojnë praninë e prindit ose kujdestarit dhe psikologut gjatë trajtimit të të miturve.

Një tjetër pikë e rëndësishme është kërkesa për ruajtjen e pamjeve filmike të datës 19 tetor, si dhe sigurimin e kamerave në ambientet e shoqërimit dhe intervistimit. Urdhri, i firmosur nga zëvendësdrejtori për Sigurinë Publike, Edmond Meshini, kërkon gjithashtu identifikimin e punonjësve të policisë gjatë operacioneve dhe respektimin e rregullave për përdorimin proporcional të forcës dhe gazit lotsjellës.

Por ajo që bie në sy është koha kur vjen ky urdhër: protestat nisën më 13 tetor, ndërsa masat kërkohen më 22 tetor, pas disa ditësh përplasjesh dhe shqetësimesh lidhur me trajtimin e të miturve. Shkresa nuk specifikon shkeljet konkrete që kanë çuar në nxjerrjen e saj, por kërkesat për ruajtjen e pamjeve filmike dhe respektimin e garancive ligjore ngrenë pikëpyetje mbi veprimet e kryera nga policia deri në këtë moment. Mbetet për t’u sqaruar nëse urdhri vjen si reagim ndaj shkeljeve të konstatuara gjatë protestave apo si masë parandaluese për ditët në vijim.

Shkresa E Policise
Shkresa E Policise

1 min read

Share this story

Comments

Loading comments…