LiveVendi

VIDEO - DEMASKIMI!/ “Më akuzoi për shitje droge, unë jam me mesatare 10!”. Studenti: Përpjekjet e fundit të diktatorit!

Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografinë e tij dhe e ka akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Admin
Admin

· Updated

Refuzojnë kërkesën e Ramës për dialog dhe kërkojnë dorëheqje/ Pas pedagogëve edhe mjekët në mbështetje të protestës së studentëve
Text
9 updates
Key events▾

Latest · Pinned post

12:04Key event

VIDEO - DEMASKIMI!/ “Më akuzoi për shitje droge, unë jam me mesatare 10!”. Studenti: Përpjekjet e fundit të diktatorit!

Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografinë e tij dhe e ka akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografinë e tij dhe e ka akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në një deklaratë publike nga protesta, Sinoimeri i ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar se është student i Mjekësisë me rezultate të shkëlqyera dhe mesatare 10.0. Ai ka treguar edhe notat e tij, ndërsa ka kritikuar mënyrën se si kryeministri po i trajton të rinjtë që marrin pjesë në protestat antiqeveritare. Studenti i ka cilësuar deklaratat e Ramës si përpjekje për të diskredituar protestuesit, ndërsa ka kujtuar se kryeministri më herët i ka etiketuar të rinjtë edhe si “neokomunistë”.

Sinoimeri ka bërë të ditur gjithashtu se të martën e kaluar është shoqëruar në polici, ku, sipas tij, ka qëndruar për shtatë orë e gjysmë.

I pyetur nëse do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kryeministrit, studenti është shprehur skeptik për funksionimin e institucioneve, duke deklaruar se nuk dëshiron të humbasë kohë me denoncime që i konsideron të kota.

“Zoti kryeministër ka dalë sot dhe më ka akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh. Shikojeni të gjithë. Jam student i Mjekësisë, e kam të shkruar dhe s’e di se çfarë legjendash me mbret shpik ky. Na ka akuzuar dhe na ka quajtur neokomunistë. Dua të tregoj dhe notat që kam marrë, 10.0.

Dje tha treni. Sot na dol Por këto janë përpjekjet e fundit të diktatorit. Kam qenë të martën e kaluar në polici. Kam qëndruar 7 orë e gjysmë. S’e di nëse do ta denoncoj. S’kam kohë për denoncime të kota, janë institucione të kota. Te kush do ta denoncoj?!”, u shpreh studenti.

VIDEO - DEMASKIMI!/ “Më akuzoi për shitje droge, unë jam me mesatare 10!”. Studenti: Përpjekjet e fundit të diktatorit!
Edited

Earlier

11:57Key event

“Nuk do të donim të ngjisnim kockat, përfshirë edhe të policëve”/ Mjeku: Mbështesim studentët! Rinia duhet të marrë fatet e vendit në dorë

Në një deklaratë për mediat, një mjek në mbështetje të studentëve, u shpreh se brezi i tij duhet t’u kërkojë ndjesë të rinjve për situatën e krijuar, ndërsa vlerësoi qëndrimin e tyre përballë politikës.

Ai u ndal edhe te dhuna gjatë protestave, duke theksuar se studentët nuk duhet të goditen dhe se mjekët nuk dëshirojnë të përballen me pasoja të tilla, as te protestuesit dhe as te punonjësit e policisë.

“Ne do të ecim në hapat e studentëve. Gjenerata ime duhet t’i kërkojë ndjesë këtyre të rinjve për shkak të politikës së vjetër. Kjo rini i jep leksione gjithë politikës. Politika e vjetër ka ardhur koha t’i lërë terren rinisë. Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor, përfshin të gjithë punonjësit. Çelësi I suksesit është të bëhen të ndërgjegjshëm të gjitha palët. Studentët nuk duhet të goditen ne nuk do donin të ngjisnim kockat e shqiptarëve përfshirë edhe policisë. Është koha e rinisë për të udhëhequr këtë vend”, tha mjeku në një deklaratë për mediat.

“Nuk do të donim të ngjisnim kockat, përfshirë edhe të policëve”/ Mjeku: Mbështesim studentët! Rinia duhet të marrë fatet e vendit në dorë
Edited
11:56Key event

“Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, jo të drejtorëve!”/ Aleksandër Biberaj: Janë ushtarët e tij, s’do të habitesha nëse shkarkon edhe ministra

Pedagogu dhe ish-deputeti Aleksandër Biberaj ka reaguar nga protesta e studentëve dhe pedagogëve për lëvizjet e fundit në administratën shtetërore, duke deklaruar se shkarkimet dhe dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve nuk janë zgjidhja që kërkojnë qytetarët.

Biberaj tha se është informuar për dorëheqjen e shumë drejtuesve, por theksoi se kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti. Sipas tij, lëvizjet në administratë tregojnë mungesën e meritokracisë dhe varësinë e drejtuesve të institucioneve nga kryeministri. Ai kritikoi faktin që, sipas tij, drejtorët largohen nga detyra me urdhër të kreut të qeverisë, duke i cilësuar ata si “ushtarët e tij”.

Ish-deputeti u shpreh se nuk do të habitej nëse Rama do të vendoste të shkarkonte edhe ministrat e kabinetit, por nënvizoi se as një veprim i tillë nuk do t’i përgjigjej kërkesës së protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit.

“Jam njoftuar se shumë drejtues kanë dhënë dorëheqjen. Por shqiptarët kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës, jo të drejtuesve. Kjo është lëvizje pa lidhje që ai bën. Kjo tregon se nuk kemi meritokraci. Nuk ndodh kjo në vende të ndryshme të botës, që të japë urdhër kryeministri dhe të ikin drejtorët, vetëm kur janë ushtarët e tij. Nuk do të habitesha nëse do të shkarkonte edhe ministrat e tij, por kërkesa e shqiptarëve është dorëheqja e Ramës”, deklaroi Biberaj.

“Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, jo të drejtorëve!”/ Aleksandër Biberaj: Janë ushtarët e tij, s’do të habitesha nëse shkarkon edhe ministra
Edited
11:34Key event

“Të ndalet dhuna ndaj shqiptarëve!”/ Mjekët në deklaratë të përbashkët nga protesta: Rama të japë dorëheqjen! Ndërkombëtarët të mbajnë qëndrime të pavarura!

Mjekë, stomatologë, farmacistë dhe punonjës të tjerë të shëndetësisë i janë bashkuar protestës së studentëve, duke dalë me një deklaratë të përbashkët përmes së cilës kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Në deklaratën e tyre, profesionistët e shëndetësisë theksojnë se nuk mund të qëndrojnë të heshtur përballë situatës së krijuar, ndërsa e cilësojnë arsimin cilësor dhe të drejtën e të rinjve për të ndërtuar të ardhmen në vend si çështje që i përkasin gjithë shoqërisë.

Ata kërkojnë që kryeministri Edi Rama të marrë përgjegjësi politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj, si dhe të krijohen kushtet për një dalje paqësore nga situata.

Në përfundim, mjekët dhe punonjësit e tjerë të shëndetësisë e cilësojnë të papranueshme lënien pa ndihmë të personave të lënduar dhe kërkojnë një hetim të shpejtë për rastet e denoncuara.

“Ne, nënshkruesit e kësaj deklarate, mjekë, stomatologë, farmacistë dhe punonjës të tjerë, i bashkohemi protestës së studentëve. Misioni ynë për të mbrojtur jetën e qytetarëve na ngarkon me detyrën për të mbrojtur jetën. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur.

Arsimi cilësor dhe e drejta për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre janë çështje që na përkasin të gjithëve.

Ndaj, ky grupim kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si akt të marrjes së përgjegjësisë politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj, si dhe krijimin, në përputhje me Kushtetutën, të një qeverie tranzitore që të mundësojë daljen paqësore nga kjo situatë dhe respektimin e funksionimin e institucioneve.

Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe ndaj atyre që janë angazhuar për të dhënë ndihmën e parë. Studentët vullnetarë dhe personeli shëndetësor që ofrojnë ndihmë kërkojnë të mbrohen.

Punonjësit e policisë duhet të garantojnë jetën e qytetarëve, si edhe paprekshmërinë e pronës private. Duhet të mbrohen edhe banorët dhe kalimtarët. Përdorimi i gazit në sasi të mëdha dëmton edhe banorët dhe mund të ekspozojë qytetarë të çdo moshe.

Si profesionistë të shëndetësisë, e konsiderojmë të papranueshme lënien pa ndihmë të personave të lënduar. Kërkojmë hetim të shpejtë.”

“Të ndalet dhuna ndaj shqiptarëve!”/ Mjekët në deklaratë të përbashkët nga protesta: Rama të japë dorëheqjen! Ndërkombëtarët të mbajnë qëndrime të pavarura!
Edited
11:33Key event

Nis protesta para Kryeministrisë! Studentët dhe pedagogë i përgjigjen Ramës nga poshtë zyrës së tij: Dorëheqje!

Ka nisur protesta e studentëve para Kryeministrisë, ku të rinj nga Fakulteti i Mjekësisë, Infermierisë dhe degë të tjera universitare, të mbështetur nga pedagogë dhe mjekë, janë grumbulluar për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Ka nisur protesta e studentëve para Kryeministrisë, ku të rinj nga Fakulteti i Mjekësisë, Infermierisë dhe degë të tjera universitare, të mbështetur nga pedagogë dhe mjekë, janë grumbulluar për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas marshimit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë stacionuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku po lëshojnë thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.

“Dorëheqje!”, “Rama në burg, Berisha në burg!” janë disa prej thirrjeve që dëgjohen nga studentët dhe qytetarët e mbledhur në protestë.

Pjesëmarrja e studentëve të Mjekësisë dhe Infermierisë, së bashku me pedagogët dhe mjekët, shënon një tjetër zhvillim në protestat antiqeveritare që po vijojnë prej ditësh në Tiranë. Protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Rama, ndërsa përmes thirrjeve të tyre shprehin kundërshtimin edhe ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Tubimi po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku studentët, pedagogët dhe mjekët vijojnë të qëndrojnë të bashkuar, duke kërkuar ndryshime politike dhe institucionale në vend.

Nis protesta para Kryeministrisë! Studentët dhe pedagogë i përgjigjen Ramës nga poshtë zyrës së tij: Dorëheqje!
11:32Key event

Mjekët dhe studentët e Mjekësisë marshim masiv drejt Kryeministrisë me thirrje kundër Ramës dhe qeverisë

Mjekët dhe studentët e Mjekësisë janë bashkuar në një marshim drejt Kryeministrisë, duke dalë në rrugë me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kabinetit të drejtuar prej tij.

Marshimi vjen në kuadër të protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku të rinjtë dhe qytetarët po shprehin pakënaqësitë e tyre dhe po kërkojnë ndryshime. Me thirrjet e tyre, protestuesit kanë drejtuar mesazhe kundër qeverisë.

Pjesëmarrja e mjekëve dhe studentëve të Mjekësisë i shtohet zërave që po kërkojnë të dëgjohen nga institucionet, në një klimë protestash dhe tensionesh politike.

Mjekët dhe studentët e Mjekësisë marshim masiv drejt Kryeministrisë me thirrje kundër Ramës dhe qeverisë
Edited
11:31Key event

“Të gjitha intervenimet që bën politika nuk do të gjejnë hapësirë”/ Kovaçi: Ku janë studentët është profesorati!

Gjatë fjalës së tij, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, u shpreh se pedagogët janë në krah të studentëve dhe kërkoi bashkëpunim më të madh për kauzën e tyre.

Gjatë fjalës së tij, kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi, u shpreh se pedagogët janë në krah të studentëve dhe kërkoi bashkëpunim më të madh për kauzën e tyre.

“Është një ndërgjegjësim ndërkombëtar që ndodh me intelektualët e Shqipërisë. Duhet të jemi më të bashkëpunuar për këtë kauzë kaq të fortë”, u shpreh ai.

Më tej, Kovaçi theksoi se sindikata është e përqendruar te studentët dhe kërkoi t’i jepet fund asaj që ai e cilësoi si diktat në universitete.

“Ne jemi sindikata e universiteteve, jemi të përqendruar te studentët dhe jemi këtu. Të marrë fund diktati në universitete. Ku janë studentët, është profesorati”, deklaroi Sandër Kovaçi.

“Të gjitha intervenimet që bën politika nuk do të gjejnë hapësirë”/ Kovaçi: Ku janë studentët është profesorati!
11:28Key event

“Duam diplomë për të qëndruar jo biletë për t’u larguar”/ Studentët e Universitetit në Korçë i përgjigjen Ramës: Bursat nuk janë mjete politike

Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, ku përmes pankartave dhe thirrjeve kanë shprehur solidaritetin me protestën studentore.

Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, ku përmes pankartave dhe thirrjeve kanë shprehur solidaritetin me protestën studentore.

Të rinjtë kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes sloganeve “Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti rrëzohet”.

Me pankarta në duar, studentët korçarë kanë shprehur mbështetjen për bashkëmoshatarët e tyre, duke kërkuar një të ardhme më të sigurt dhe duke bërë thirrje për solidaritet mes studentëve.

Në disa prej pankartave shkruhet “Bursat nuk janë mjete politike”, “Duam diplomë për të qëndruar jo biletë për t’u larguar”.

“Duam diplomë për të qëndruar jo biletë për t’u larguar”/ Studentët e Universitetit në Korçë i përgjigjen Ramës: Bursat nuk janë mjete politike
11:26Key event

“Studentët e bashkuar kanë për të fituar”/ Mjekë dhe studentë marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Studentët e mjekësisë kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në mbështetje të protestës.

Kjo lëvizje e tyre vjen pas protestave që mbahen prej 11 ditësh në Tiranë. Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

Marshimi i tyre vijon me thirrjet “studentët e bashkuar kanë për të fituar.

“Studentët e bashkuar kanë për të fituar”/ Mjekë dhe studentë marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
11:25

Refuzojnë kërkesën e Ramës për dialog dhe kërkojnë dorëheqje/ Pas pedagogëve edhe mjekët në mbështetje të protestës së studentëve

Pedagogët marshojnë edhe ditën e sotme në mbështetje të protestës së studentëve.

Sot bëhen 11 ditë nga revolta e studentëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu, sot është thirrur protestë nga mjekët e kryeqytetit, mjekët e spitaleve, për t’u ardhur në mbështetje protestës së studentëve.

Last modified Fri, 23 Oct 2026 12:13 CEST

1 min read

Comments

Loading comments…