Rama ripërsërit ftesën për dialog: Gati të përballem me këdo që mendon ndryshe! Kush mori peng kryeqytetin, do të përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish protestuesit ditën e sotme për dialog. Në stolat cilindrikë prej guri përpara godinës së Kryeministrisë, të cilëve ua ka shtuar edhe disa jastëkë të kuq, kreu i qeverisë ka vendosur ftesat e dialogut.

Admin
Admin

Rama ripërsërit ftesën për dialog: Gati të përballem me këdo që mendon ndryshe! Kush mori peng kryeqytetin, do të përgjigjet
Photograph: Cogito
Text

Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish protestuesit ditën e sotme për dialog. Në stolat cilindrikë prej guri përpara godinës së Kryeministrisë, të cilëve ua ka shtuar edhe disa jastëkë të kuq, kreu i qeverisë ka vendosur ftesat e dialogut. Në mesazhin e tij përmes një video mesazhi, kreu i qeverisë, Rama u shpreh i gatshëm për dialog dhe tha se e kaluara nuk ka asnjë shans të lthehet . sipas tij kush e mori peng kryeqytetin, duke eksportuar terrorin e Antifës do të përgjigjen para ligjit.

“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdoqoftë që kërkon dhe beson në dialog, është këtu. Jam i gatshëm kudoqoftë, në çdo vend dhe në çdo orë me ata që besojnë se Shqipëria duhet bërë me e mirë dhe se Shqipëria bëhet më e mirë me njerëzillëk, me shkëmbim dhe ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta. Kundërshtia e dhunshme, me forcë, që bie ndesh me fillin e arsyes, nuk i imponohet dot domosdoshmërisë për dialog, për ballafaqim pikëpamjesh sado të kundërta dhe për bashkëjetesë demokratike, në një vend ku e kaluara nuk ka asnjë shans që të kthehet.

https://www.facebook.com/share/v/1DLt6VjHaL/?mibextid=wwXIfr

Last modified Fri, 23 Oct 2026 10:33 CEST

1 min read

Comments

Loading comments…