
“Më kanë rrahur brenda komisariatit!”/ Ervin Goci denoncon dhunën ndaj pedagogut Alfred Bushi: E arrestuan pa bërë asgjë, e morën me forcë!
Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka denoncuar dhunën e pretenduar policore ndaj pedagogut të Shkencave Politike, Alfred Bushi, i cili, sipas tij, është arrestuar dhe keqtrajtuar brenda ambienteve të komisariatit.

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci ka denoncuar dhunën e pretenduar policore ndaj pedagogut të Shkencave Politike, Alfred Bushi, i cili, sipas tij, është arrestuar dhe keqtrajtuar brenda ambienteve të komisariatit.
Në një deklaratë për mediat nga protesta e studentëve dhe pedagogëve, Goci tha se kolegu i tij ishte ndaluar pa kryer asnjë veprim të paligjshëm dhe ishte marrë me forcë nga efektivët e policisë. Sipas Gocit, pas daljes nga komisariati, Bushi ka denoncuar se ishte rrahur dhe keqtrajtuar gjatë qëndrimit në ambientet policore.

Pedagogu e cilësoi të rëndë ngjarjen dhe u bëri thirrje kolegëve të tij, si dhe autoriteteve përgjegjëse, të reagojnë ndaj këtij rasti dhe të kërkojnë sqarimin e rrethanave. Goci denoncoi gjithashtu sjelljen e efektivëve të policisë gjatë protestës pranë Parlamentit, duke deklaruar se pedagogët kishin tentuar të komunikonin, por ishin shtyrë nga forcat e rendit.
“Doja të bëja një denoncim. Në ambientet e komisariatit është keqtrajtuar pedagogu i Shkencave Politike, Alfred Bushi, që u arrestua pa bërë asgjë. E kanë marrë me dhunë.
Read also:
“Dhuna është krim, nuk do të relativizohet”, Rama: Terrori mori peng të gjithëKur doli, ai denoncoi policinë duke thënë: ‘Më kanë rrahur, keqtrajtuar brenda’.

I bëj thirrje kolegëve, autoriteteve që të reagojnë. Kur rrihet një pedagog, e kanë rrahur, dhuna është ekstreme.
Te Parlamenti nuk donin të komunikonin, por na shtynë”, deklaroi Goci.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories
Live






- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Comments
Loading comments…