LiveVendi

“Na bëri armiq edhe me policët”/ Qytetari nga protesta: Dialogun Rama ta shumëzojë me zero, s’ka tym të bardhë, vetëm të zi për të!

Një qytetar i pranishëm në protestën e studentëve, në një prononcim për mediat, ka kundërshtuar ftesat e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke deklaruar se nuk ka më hapësirë për bisedime me të. Ai e ka akuzuar kreun e qeverisë se ka thelluar përçarjen mes qytetarëve dhe policisë, ndërsa paralajmë

Admin
Admin

· Updated

Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Kërkojnë ndryshime dhe dorëheqjen e Ramës
Text
1 update
Key events▾

Latest · Pinned post

12:11Key event

“Na bëri armiq edhe me policët”/ Qytetari nga protesta: Dialogun Rama ta shumëzojë me zero, s’ka tym të bardhë, vetëm të zi për të!

Një qytetar i pranishëm në protestën e studentëve, në një prononcim për mediat, ka kundërshtuar ftesat e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke deklaruar se nuk ka më hapësirë për bisedime me të. Ai e ka akuzuar kreun e qeverisë se ka thelluar përçarjen mes qytetarëve dhe policisë, ndërsa paralajmëroi se protestat do të vijojnë pavarësisht arrestimeve.

“Dialogun Rama ta shumëzojë 13 me zero. S’ka mundësi për dialog, as me rininë dhe as me njëri-tjetrin. Ai nuk i ka qejf dialogët, të bëjë monolog në ato podcastet e veta”, u shpreh qytetari.

Sipas tij, kryeministri duhet të shmangë nxitjen e urrejtjes, pasi, siç pretendon ai, pakënaqësia ndaj qeverisë është e madhe. “Ka një urrejtje të madhe nga populli për të. Ky na bëri armiq edhe me policët. Ata na shohin me inat, na shohin si armiq. Na bëri armiq me vendin tonë”, deklaroi ai.

Qytetari e krahasoi mënyrën e qeverisjes me një diktaturë, duke pretenduar se dhuna dhe arrestimet nuk do t’i ndalin qytetarët të dalin në protestë.

“Diktatura ka dhunë, dihet ajo punë. Diktatura ka armën, shkopin, dhunën. Ai arreston, por ne do të dalim”, tha ai.

Në përfundim, protestuesi përdori një metaforë për të shprehur kundërshtimin e tij ndaj kryeministrit, duke deklaruar se për Ramën nuk do të ketë “tym të bardhë”, por vetëm “tym të zi”. “Fundi i keq ka për të ardhur. Nuk do të ketë tym të bardhë për Ramën, vetëm tym të zi”, përfundoi qytetari./BW/

“Na bëri armiq edhe me policët”/ Qytetari nga protesta: Dialogun Rama ta shumëzojë me zero, s’ka tym të bardhë, vetëm të zi për të!

Earlier

12:01

Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Kërkojnë ndryshime dhe dorëheqjen e Ramës

Studentët kanë dalë sërish në protestë, duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar ndryshime. Protesta po zhvillohet nën sloganin “Studentët kërkojnë revolucion”, ndërsa mes kërkesave të protestuesve është edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Prej më shumë se dy javësh, studentët kanë bojkotuar procesin mësimor dhe kanë vijuar protestat, duke ngritur shqetësime për problematikat në arsim. Kërkesat e tyre tashmë përfshijnë edhe largimin e qeverisë aktuale.

Lëvizja studentore ka marrë mbështetjen e pedagogëve, të cilët kanë shprehur solidaritet me protestuesit dhe kanë deklaruar se do të qëndrojnë në krah të tyre deri në plotësimin e kërkesave.

Marshimi drejt Ministrisë së Arsimit është pjesë e protestave që studentët po zhvillojnë prej ditësh, ndërsa ata vijojnë të kërkojnë përgjigje për shqetësimet e ngritura dhe ndryshime në drejtimin e vendit. /Cogito/

Last modified Wed, 28 Oct 2026 12:11 CET

1 min read

Share this story

Comments

Loading comments…