
“Kemi të njëjtën parti si në 2021, por pa Lulin”/ Lisandër Hoxha kritika PD-së: Duhet transformim i madh, turp për ata që kanë ndyrë duart në tendera me qeverinë! Do dalin emrat te dosja e Ballukut
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Lisandër Hoxha, ka artikuluar kritika të forta ndaj opozitës, duke kërkuar transformime të thella brenda PD-së dhe rikthimin e standardeve morale në përfaqësimin politik.

Lisandër Hoxha u shpreh se opozita nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë dhe se, pavarësisht ndryshimeve në drejtimin e saj, problemet e brendshme vijojnë.
“Shikoni listat parlamentare, kush është bërë deputet dhe kush kanë dalë më të votuarit. Ky popull ka pasur fatin e zi të dominohet nga njerëz ultra të korruptuar. Opozita nuk e arriti vetveten. Besuam në vitin 2021 se do të transformohej. Kemi të njëjtën parti sot, por pa Lulin. Duhet të bëjmë transformime të mëdha brenda forcës sonë politike”, deklaroi Hoxha.
Ai theksoi se ndryshimi duhet të nisë nga standardet morale dhe nga mënyra se si përzgjidhen përfaqësuesit politikë, duke paralajmëruar se besueshmëria publike humbet kur politikanët përfshihen në afera apo lidhje të dyshimta me pushtetin.

“Nëse nuk ndodhin transformime mbi bazën e moralit dhe deputetët e përfaqësuesit e lartë nuk i kapin prej xhakete, ke mbaruar me besueshmërinë publike. Këto ua kam bërë propozime në partinë time. Dukem si kritik ndonjëherë, por kur ua shpjegoj nga afër, i pyes: do të doje të kishte ndonjë si vetja që të përfaqëson, apo një që gjendet në tendera me qeverinë?”, u shpreh ai.
Hoxha kërkoi një opozitë që të mbështetet te morali dhe programet politike, duke e cilësuar të domosdoshme përballjen me mazhorancën përmes alternativave konkrete dhe jo përmes marrëveshjeve të dyshimta.
Read also:
Këshilltarët e Bashkisë Tiranë, rezolutë për transferimin e Veliajt: Kërkojmë transparencë, drejtësia s’mund të ushtrohet duke cenuar dinjitetin njerëzorI pyetur për demokratët që mund të jenë të përfshirë në tendera me qeverinë, ai tha se nuk dëshiron të bëjë “gjueti shtrigash”, por paralajmëroi se do të flasë kur të dalin prova konkrete.

“Kur të gjykohet dosja Balluku në gjykatë, më ftoni t’i komentojmë ato përgjime dhe njerëzit që do t’u gjendet emri brenda. Turp t’i vijë çdo përfaqësuesi politik që ka ndyrë duart në këtë stabilokraci, në kurriz të djersës dhe hakut të demokratëve që i kanë ndjekur në çdo lloj situate dhe vështirësie. Unë nuk bëj gjueti shtrigash, por kur të dalin provat, unë do të flas, se nuk përmbahem më”, deklaroi anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së.
Në vijim, Hoxha hodhi kritika edhe ndaj situatës politike në vend, duke pretenduar se opozita është dobësuar dhe se pushteti ka arritur të ndikojë te përfaqësues të saj.
“Opozita është term i madh për të thënë që është kapur. Kap Rama ndonjë këmbalec. Ka 500 mijë votues PD, të gjithë duan të rrëzojnë Ramën”, përfundoi Hoxha. /BalkanWeb/

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
More from Vendi




Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories

Live
Live



- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Comments
Loading comments…