Bizneset gjermane në Shqipëri: Ndryshimet e paparashikueshme fiskale rrezikojnë konkurrencën dhe mund të largojnë investimet drejt vendeve të tjera të rajonit

Bizneset gjermane kundërshtojnë rritjen e taksave në Shqipëri.

Cogito
Cogito

Bizneset gjermane në Shqipëri: Ndryshimet e paparashikueshme fiskale rrezikojnë konkurrencën dhe mund të largojnë investimet drejt vendeve të tjera të rajonit
Text

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka kundërshtuar disa masa të parashikuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e taksave mund të dëmtojë klimën e biznesit, të frenojë investimet e huaja dhe të ndikojë në punësim.

DIHA shpreh shqetësim veçanërisht për rritjen e TVSH-së standarde në 21%, tatimin mbi dividentin dhe ndryshimet fiskale në sektorin e turizmit. Sipas saj, këto masa mund të rrisin kostot për bizneset dhe çmimet për konsumatorët.

Shoqata kritikon, gjithashtu, mungesën e konsultimit me komunitetin e biznesit gjatë hartimit të paketës. Ajo i kërkon qeverisë dhe Parlamentit të rishikojnë masat e propozuara, të zhvillojnë konsultime publike dhe të parashikojnë periudha tranzitore për zbatimin e tyre.

Ndër propozimet e DIHA-s janë ulja e TVSH-së për energjinë elektrike dhe përjashtimi i automjeteve elektrike nga taksa vjetore.

Ndër të tjera, DIHA, shton se, ndryshimet e paparashikueshme fiskale rrezikojnë konkurrueshmërinë dhe mund të nxisin largimin e investimeve drejt vendeve të tjera të rajonit./Cogito/

Last modified Thu, 12 Nov 2026 17:46 CET

1 min read

Share this story

Comments

Loading comments…