
Koreja e Veriut teston sistemin e ri të mbrojtjes ajrore, lëshon raketa interceptuese dhe simulon sulm me raketë me rreze të gjatë veprimi
Koreja e Veriut ka kryer të mërkurën një provë të sistemit të saj të ri të mbrojtjes ajrore, duke lëshuar raketa interceptuese, ndërsa paralelisht zhvilloi një stërvitje për goditjen e një objektivi të simuluar me raketë lundruese me rreze të gjatë veprimi.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, sipas së cilës testimi konfirmoi specifikimet teknike dhe besueshmërinë e sistemit të ri. Prova synonte të verifikonte aftësinë e raketave për të ndryshuar drejtimin gjatë fluturimit, si dhe kapacitetet e sistemit për zbulimin dhe goditjen e objektivave.
Në të njëjtën kohë, një njësi e Komandës së Raketave Strategjike me Rreze të Gjatë Veprimi zhvilloi një stërvitje të veçantë, duke simuluar sulmin ndaj një objektivi virtual.
Read also:
Disfata e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, i shkakton Elon Musk mbi 60 miliardë $ humbjeRaportimi i KCNA-së konfirmon njoftimin e mëparshëm të Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut, e cila bëri të ditur se Koreja e Veriut kishte lëshuar raketa nga rajoni i Sondokut në drejtim të Detit Lindor, i njohur ndërkombëtarisht edhe si Deti i Japonisë.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories







- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10







Comments
Loading comments…