
Polonia është sot në qendër të zhvillimeve të rëndësishme politike, të cilat kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen e saj, por edhe për vetë Bashkimin Europian.
Një konflikt i vjetër për kontrollin e Gjykatës Kushtetuese ka prodhuar një përplasje të fortë institucionale, të cilën presidenti e ka cilësuar si një përpjekje për grusht shteti institucional.
Por konflikti nuk ka të bëjë thjesht me kontrollin e Gjykatës.

Polonia kundërshton orientimet e BE-së për shpërndarjen e emigrantëve dhe ka ndjekur një politikë shumë kufizuese ndaj migracionit. Ajo është gjithashtu ndër vendet më pak të hapura ndaj pranimit të emigrantëve.
Mbi të gjitha, në Varshavë ka një përplasje të fortë për qasjen ndaj Rusisë dhe luftës në Ukrainë. Presidenti kundërshton atë që e konsideron si një politikë përshkallëzuese të BE-së dhe të qeverisë së Donald Tuskut ndaj Moskës.
Read also:
Parlamenti si kishë mesjetare që shet Indulgjenca për mëkatarët!Në kulmin e krizës institucionale, presidenti u kthye me urgjencë nga një udhëtim jashtë vendit. Ndërsa policia rrethoi Gjykatën Kushtetuese dhe ndërhyri në godinë, ai u paraqit personalisht, i shoqëruar nga forca sigurie, për të kundërshtuar marrjen e kontrollit të saj nga qeveria.
Shkak i përplasjes ishte shkarkimi i kryetarit të Gjykatës nga një gjyqtare e konsideruar pranë qeverisë.

Qytetarët dolën në rrugë për të kundërshtuar zhvillimet.
Por kriza vazhdon.
Polonia po dëshmon se përçarjet brenda BE-së nuk janë vetëm mosmarrëveshje për politika të caktuara. Ato prekin edhe vetë konceptin e shtetit, pavarësinë e institucioneve dhe orientimin politik e gjeostrategjik të Europës.
Kujdes! Ky është artikull ekskluziv i Cogito.al, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Cogito.al, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Explore more on these topics

Analist
Mentor Kikia është gazetar, analist dhe pedagog, me mbi tri dekada përvojë në gazetari dhe komunikim publik. Karrierën e tij e nisi në vitin 1993. Ndër vite, ka ushtruar detyrat e gazetarit, redaktorit dhe kryeredaktorit në disa prej mediave më të rëndësishme në vend, si Top Channel dhe TV Klan. Gjithashtu, ka moderuar emisione televizive në Euronews Albania dhe MCN TV, si dhe ka kontribuar si analist në median online GazetaStart.com. Paralelisht me karrierën mediatike, ka shërbyer si lektor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, ku ka ndarë përvojën dhe njohuritë e tij profesionale me studentët e gazetarisë. Në rolin e analistit, ai trajton zhvillimet politike, funksionimin e institucioneve, median dhe çështjet sociale.
More from Mentor Kikia
All articles by Mentor Kikia →
Most viewed in Opinion
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
More from Opinion

Most viewed in Opinion
Related: Opinion


ME POLICI APO ME POLITIKE?
Lutfi Dervishi

RRETH BEKTASHIZMIT NË SHQIPËRI
Prof. Asoc. Dr. Zhuljeta Kadilli

Kur protesta troket në dyert e medias
Lutfi Dervishi


Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore
Prof. Dr. Përparim Kabo


FUNKSIONI I RIMËS NË VEPRËN "LAHUTA E MALCIS"
Prof. Asoc. Dr. Milazim Krasniqi
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10






Comments
Loading comments…