
"Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë"/ Kongresmeni amerikan: Jam thellësisht i shqetësuar për dhunën e policisë gjatë protestave në Tiranë
Ai nënvizon se qytetarët shqiptarë kanë të drejtën të protestojnë në mënyrë paqësore dhe se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë këtë të drejtë, si dhe të garantojë zbatimin e ligjit.

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke kërkuar respektimin e të drejtave të qytetarëve dhe uljen e tensioneve. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Torres shprehet se është thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve, duke theksuar se veprimet e policisë janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund.
Ai nënvizon se qytetarët shqiptarë kanë të drejtën të protestojnë në mënyrë paqësore dhe se Policia e Shtetit ka detyrimin të respektojë këtë të drejtë, si dhe të garantojë zbatimin e ligjit.
Read also:
Skandali i “AKSHI”-t/ Mediat franceze: Ermal Beqirajt i sekuestrohen kështjella 2.6 mln €, llogari bankare me mbi 2.1 mln €, jaht dhe avionReagimi i plotë:
Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga Policia Shqiptare janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund. Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe duhet të garantojë zbatimin e shtetit të së drejtës. Situata duhet të shtensionohet për t’i dhënë fund dhunës alarmante.


Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Comments
Loading comments…