
Ndër zërat më të rëndësishëm të Kongresit, Alexandria Ocasio-Cortez kundër Ramës: Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve
Një ndër zërat e rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokratja Alexandria Ocasio Cortez ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga protestat në Tiranë dhe dhunën ndaj protestuesve nga forcat e rendit.

Një ndër zërat e rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokratja Alexandria Ocasio Cortez ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga protestat në Tiranë dhe dhunën ndaj protestuesve nga forcat e rendit. Përmes një reagimi, ajo ka bërë thirrje për ndalimin e represionit të dhunshëm ndaj qytetarëve dhe respektimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri.
Reagimi vjen, shton ajo, pas shqetësimeve të ngritura nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët, kanë kontaktuar gjatë javës së fundit për të shprehur frikën për sigurinë e familjarëve të tyre.

“I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë tensionet dhe të ndalë represionin e dhunshëm ndaj protestuesve, si dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve”, thuhet në deklaratë.
Read also:
Kancelari gjerman Merz nga Mali i Zi: Reformat në sundimin e ligjit, kusht për integrimin evropianKy reagim sjell në vëmendje shqetësimet për trajtimin e protestuesve dhe të drejtën e qytetarëve për të shprehur lirshëm qëndrimet e tyre.
Reagimi i plotë: Gjatë javës së fundit, kam marrë mesazhe nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e familjarëve të tyre.
I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë tensionet dhe të ndalë represionin e dhunshëm ndaj protestuesve, si dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve.


Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Comments
Loading comments…