

Norma e kredive me probleme të rikuperuara pësoi rënie në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Kjo nënkupton rënien e fluksit të kredive që riklasifikohen si performuese dhe rrjedhimisht një dobësim të aftësisë së bankave për rikuperimin e tyre.
Ky tregues në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ra në 11%, nga 14% që kishte qenë në gjysmën e dytë të vitit të kaluar.
Norma e kredive të rikuperuara mat fluksin e ri të kredive me probleme që kanë kaluar në klasat performuese gjatë një viti, ndaj tepricës së kredive me probleme në fund të periudhës.
Po ashtu, norma e dështimit që tregon shpejtësinë me të cilën akumulohen kreditë e humbura në krahasim me portofolin e përgjithshëm të kredisë u rrit në 0.6%, nga 0.5% një gjashtëmujor më parë, ndonëse mbeti nën nivelin 1% të një viti më parë. Rritja e saj në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, në vlerësimin e Bankës së Shqipërisë, sinjalizon një rritje të lehtë të rrezikut të aktivitetit kreditues, e lidhur me prurjet e reja në portofolin e kredive të humbura.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se raporti i kredive me probleme në gjysmën e parë të këtij viti pësoi një rënie të mëtejshme në 3.7%, që përfaqëson një minimum të ri për 18 vitet e fundit. Raporti i kredive me probleme e pati mbyllur vitin e kaluar në nivelin 3.8%.
Megjithatë, në vlerë absolute, kreditë me probleme u rritën me 1 miliard lekë, në vlerën 37 miliardë lekë. Ulja e raportit erdhi nga rritja më e shpejtë e tepricës së kredisë. Kontributin kryesor në rritjen e kredive me probleme e dha klasa e kredive të klasifikuara si “nënstandard”. Bankat raportuan përmirësimin e cilësisë së portofolit të kredisë veçanërisht për kreditë afatshkurtra, për kreditë në lekë dhe ato të akorduara për bizneset.
Read also:
Banka e Shqipërisë: Tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominëNë nivel grupesh, bankat josistemike kanë vlerën më të ulët të raportit të kredive me probleme krahasuar me bankat sistemike. Raporti i kredive me probleme për bankat josistemike në qershor 2026 rezultoi 3.5%, për bankat sistemike ishte 3.8%, për bankat me kapital të huaja ishte 3.2% dhe për bankat me kapital vendas ishte 4%.

Me përjashtim të kredisë për zhvillim biznesi, të gjitha portofolet e tjera të kredisë sipas qëllimit kanë paraqitur përmirësim të cilësisë. Raporti i kredive me probleme për kreditë për zhvillim biznesi u rrit në nivelin 6.7%, nga 6% në dhjetor 2025.
Portofoli me përmirësimin më të madh të cilësisë ishte ai i kredisë për investime në pasuri të paluajtshme, për të cilën raporti i kredive me probleme ra në 2.6% nga 3% në fund të vitit 2025.
Portofolat me nivelin më të lartë të kredive me probleme janë ato të kredisë afatmesme, kredisë për bizneset dhe kredisë në Lekë, ku vlerat e këtij raporti në gjysmën e parë të vitit ishin përkatësisht 5.5%, 4.6% dhe 4%. Megjithatë gjatë periudhës, me përjashtim të kredisë afatmesme, këto raporte kanë regjistruar rënie të lehtë./ E.Shehu
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal./Monitor.al

Most viewed in Economy & Business
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
More from Finance


Most viewed in Economy & Business
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories




- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Comments
Loading comments…