Kos: Momente vendimtare për Shqipërinë, e vetmja rrugë përpara është dialogu

Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, në një deklaratë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, u shpreh se "këto janë momente vendimtare për Shqipërinë, për të ruajtur ritmin e përparimit të saj drejt BE-së".

Admin
Admin

Kos: Momente vendimtare për Shqipërinë, e vetmja rrugë përpara është dialogu
Text

Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, në një deklaratë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, u shpreh se "këto janë momente vendimtare për Shqipërinë, për të ruajtur ritmin e përparimit të saj drejt BE-së".

"Vendi ka vijuar të zbatojë reformat me ritëm të lartë. Presim që disa kapituj të tjerë të negociatave të mbyllen deri në fund të vitit. Shqipëria do të marrë së shpejti një tjetër pagesë në kuadër të Planit të Rritjes. Ruajtja e këtij progresi kërkon që vendi të bashkohet. E vetmja rrugë përpara është dialogu, ku të gjithë duhet të ulen në tryezë për të trajtuar pakënaqësitë e shoqërisë", tha Kos, shkruan Cogito.al.

"Duam ta shohim Shqipërinë të vazhdojë të bëjë përparim të qëndrueshëm drejt anëtarësimit në BE, me përfitime që të shtrihen në të gjithë shoqërinë. Procesi i anëtarësimit ofron garancinë më të mirë për të siguruar që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit, që ata që janë në pushtet të mbajnë përgjegjësi dhe që korrupsioni të mos mbetet pa u ndëshkuar", shtoi Kos.

1 min read

Comments

Loading comments…