“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë patën një moment qetësie, pas përplasjeve të vazhdueshme gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë.

Admin
Admin

Dita e katërt e protestës, studentëve u bashkohet rinia nga mbarë Shqipëria
Teksti
8 përditësime

Mbulimi live ka përfunduar. Më poshtë janë të gjitha përditësimet.

Ngjarjet kryesore▾

E fundit · Postim i fiksuar

22:14Ngjarje kryesore

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Një i ri ka rrëfyer atë që ndodhi në bulevardin përpara Kryeministrisë, ku protestuesit dhe efektivët e policisë patën një moment qetësie, pas përplasjeve të vazhdueshme gjatë protestës së 16 tetorit në Tiranë.

Në dëshminë e tij, i riu tregon se protestuesit kanë rënë dakord me efektivët e policisë, ndaj erdhi tërheqja e efektivëve drejt Kryeministrisë. Ai ka theksuar se n palët kanë gjetur një mirëkuptim, pa pasur nevojë për garanci të tjera.

“Edhe këta janë shqiptarë”, shprehet ai për punonjësit e policisë, duke shtuar se ata po zbatojnë urdhra të ardhur nga drejtuesit e tyre.

Megjithatë, i riu shprehet se është i zhgënjyer nga protestat paqësore, pasi, sipas tij, ato nuk kanë sjellë rezultatet e pritshme.

“Unë jam për protestën që bën punë. E dinë të gjithë që ajo që bën punë. U lodhëm me protesta paqësore”, deklaron ai.

Më tej, protestuesi përdor gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si “kancerin e Shqipërisë” dhe duke pretenduar se dhuna është e vetmja rrugë që u ka mbetur protestuesve.

“Nuk do ta lëmë të na vënë poshtë, edhe këta janë shqiptarë, kanë marrë urdhër nga kryegjatoshi që është kanceri i Shqipërisë. Vetëm dhuna bën punë këtu, nuk na kanë lënë rrugë tjetër. Policët kanë familje. Duhet të japin dorëheqjen”, tha ai.

“Rama kanceri i Shqipërisë”/ Protestuesit dhe policia bëjnë paqe? I riu zbulon çfarë ndodhi para Kryeministrisë: Edhe këta janë shqiptarë! Ramë dakord të…

Më herët

17:41Ngjarje kryesore

Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Ekonomisë

Protestuesit i kanë vënë zjarrin Ministrisë së Ekonomisë. Protestuesit janë të revoltuar dhe po vendosin disa lëndë plasëse duke e bërë të vështirë situatën edhe për njerëzit aty pranë. Në derën e këtij institucioni ata kanë vendosur mbishkrimin; Ky është fundi.

Policia ka ndërhyrë më mjete zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Protestuesit i vënë zjarrin Ministrisë së Ekonomisë
17:26Ngjarje kryesore

“Policia tejkaloi kompetencat”/ Dhunë në protesta dhe efektivë të pezulluar, ministri Demo: Ata që sjellin kaos do të përballen me ligjin

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pas rasteve të dhunës së ushtruar nga efektivë të Policisë së Shtetit gjatë protestave të ditëve të fundit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka reaguar pas rasteve të dhunës së ushtruar nga efektivë të Policisë së Shtetit gjatë protestave të ditëve të fundit, duke bërë me dije se janë konstatuar dy raste të tejkalimit të kompetencave. Ai njoftoi se dy punonjësit e policisë janë pezulluar nga detyra, pas verifikimeve të kërkuara nga strukturat përkatëse.

Përmes një reagimi, Demo bëri të ditur se është njohur me rastet përmes pamjeve të publikuara në media dhe rrjetet sociale, ndërsa falënderoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për marrjen e masës së pezullimit të dy efektivëve.

Ministri theksoi se, përgjatë tri ditëve të fundit, Policia e Shtetit është përballur me një situatë të vështirë.

Megjithatë, Demo nënvizoi se reagimi i forcave të rendit duhet të jetë proporcional dhe brenda kufijve të përcaktuar nga ligji. Sipas tij, çdo shkelje e konstatuar nga punonjësit e policisë do të hetohet dhe do të marrë ndëshkimin e merituar.

“Ligji absolutisht do të jetë i barabartë për të gjithë, si për ata që, të motivuar politikisht, dhunojnë me synimin për të krijuar kaos në Shqipëri, ashtu edhe për uniformat të cilat tejkalojnë kompetencat e ligjit”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se profesionalizmi i Policisë së Shtetit nuk matet vetëm me aftësinë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, por edhe me respektimin e ligjit dhe dinjitetit të çdo qytetari.

Në reagimin e tij, Demo iu drejtua edhe prindërve të të miturve që marrin pjesë në protesta, duke u kërkuar të bisedojnë me fëmijët e tyre dhe të mos lejojnë që ata të përfshihen në akte dhune.

Në përfundim, ministri siguroi qytetarët se rendi dhe siguria publike do të garantohen, ndërsa përsëriti se çdo shkelje e ligjit, përfshirë ato të kryera nga punonjësit e policisë, do të trajtohet sipas procedurave ligjore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo:

Jam njohur sot me dy raste të tejkalimit të kompetencave nga ana e forcave të Policisë, nëpërmjet pamjeve, të cilat janë bërë publike edhe në media apo rrjetet sociale. Menjëherë kam kërkuar nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, marrjen e masave duke u referuar verifikimeve të domosdoshme.

Falënderoj Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për masat e pezullimit të 2 punonjësve në fjalë.

Policia e Shtetit për 3 ditë rresht është gjendur përballë një situate të vështirë, ku forca të errëta kanë përdorur militantë, mercenarë dhe, çfarë është më e keqja, minorenë, duke i nxitur ata drejt akteve të dhunës ekstreme ndaj Policisë, institucioneve dhe bizneseve e pronës private.

Kam kërkuar përgjatë gjithë kohës, që përgjigjja e Policisë të ishte proporcionale dhe të mos tejkalonte asnjëherë caqet e vendosura nga ligji, ashtu siç kam kërkuar hetim dhe ndëshkim për çdo dhunues e shkelës të ligjit. Por ligji absolutisht do të jetë i barabartë për të gjithë, si për ata që, të motivuar politikisht, dhunojnë me synimin për të krijuar kaos në Shqipëri, ashtu edhe për uniformat të cilat tejkalojnë kompetencat e ligjit.

Profesionalizmi i Policisë së Shtetit matet jo vetëm me aftësinë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, por edhe me respektimin e ligjit dhe dinjitetit të çdo qytetari. Për këtë kam qenë dhe jam shumë i qartë dhe çdo shkelje e konstatuar do të marrë përgjigjen e merituar në përputhje me ligjin.

Dua sot të bëj edhe një apel mbi të gjitha për prindërit e atyre minorenëve, të cilët marrin pjesë në aktet e dhunshme. Flisni me fëmijët, mos i lejoni ata të përdoren nga politika e mbrapshtë dhe as të rriten duke u edukuar se rruga për të fituar kalon nëpërmjet dhunës!

Edhe njëherë, dua të siguroj të gjithë qytetarët shqiptarë se shteti i së drejtës do të triumfojë dhe siguria dhe rendi publik do të garantohen!

“Policia tejkaloi kompetencat”/ Dhunë në protesta dhe efektivë të pezulluar, ministri Demo: Ata që sjellin kaos do të përballen me ligjin
12:41Ngjarje kryesore

Protestuesit përleshen me policinë në Lezhë/ Adoleshenti shoqërohet forcërisht, lëndohet një vajzë.

Skena dhuna në rrugët e Lezhës. Protestuesit janë përleshur ashpër me policinë.

Nga përleshjet, një vajzë ka marrë lëndime në ballë dhe është ulur në rrugë.

Ndërkaq, policia ka arrestuar dhunshëm adoleshentë, duke i marrë nëpër furgonë.

Edhe ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, që po ju jep ndihmë mjekësore të lënduarve.

Protestuesit përleshen me policinë në Lezhë/ Adoleshenti shoqërohet forcërisht, lëndohet një vajzë.
12:35Ngjarje kryesore

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

Nisën nga Ministria e Arsimit dhe po vijojnë marshimin në drejtim të zonës së 21 Dhjetorit.

Protestuesit u nisën nga Ministria e Arsimit dhe po vijojnë marshimin në drejtim të zonës së 21 Dhjetorit dhe më pas drejt Rrugës së Kavajës.

Një numër i konsiderueshëm studentësh, gjimnazistësh dhe qytetarësh të tjerë kanë kaluar nga Zogu i Zi dhe po vijojnë lëvizjen drejt Unazës, duke marshuar mes automjeteve.

Gjatë marshimit, shoferët që përballen me protestuesit u bien borive në shenjë mbështetjeje për të rinjtë që vijojnë protestën.

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës
Ndryshuar
12:24Ngjarje kryesore

“Ule kokën të thashë”/ I grisin bluzën! Policë dhe civilë arrestojnë me dhunë adoleshentin në Korçë

Pamje të rënda vijnë nga Korça. Një adoleshent është shoqëruar në komisariat në mënyrë të dhunshme.

Policë dhe civilë kanë marrë për krahu të riun, teksa përpiqen ta dërgojnë drejt furgonit policor.

Forca e ushtruar ndaj tij ishte aq e madhe, sa ia grisin edhe bluzën. Gjatë shoqërimit pranë furgonit të policisë, një nga efektivët i thotë “Ule kokën”.

Vetë adoleshenti kundërshtoi shoqërimin, duke u shprehur se nuk ka bërë asgjë.

Avokati i të riut tha se adoleshenti duhej të merrej paqësisht dhe jo në mënyrë të dhunshme. Ai kishte thirrje dhe për qytetarët.

“Janë fëmijët tuaj o legena. Hajdeni mor bëhuni bashkë se janë fëmijët tuaj që po merren kështu”, shpërtheu avokati.

“Ule kokën të thashë”/ I grisin bluzën! Policë dhe civilë arrestojnë me dhunë adoleshentin në Korçë
11:13Ngjarje kryesore

“S’dihet fati i vajzës që u rrëmbye me furgonin e bardhë!”/ Avokatët denoncojnë dhunën e policisë ndaj protestuesve: Dëmtime të dukshme në fytyrë! Ka ende prind

Avokati Marash Logu dhe avokatja Adriana Kalaja kanë denoncuar dhunën e pretenduar ndaj studentëve të arrestuar gjatë protestave, pas daljes nga Gjykata e Tiranës, ku u caktuan masat për disa prej tyre. Logu deklaroi se studentët që ndodheshin në spital kishin shenja të dukshme dhune në fytyrë dhe në pjesë të tjera të trupit, të cilat, sipas tij, i kishin konstatuar gjatë vizitës në Spitalin e Traumës.

Ndërsa Adriana Kalaja kritikoi vendimmarrjen e gjykatës, duke pretenduar se ajo nuk kishte vepruar në mënyrë të pavarur. Ajo bëri të ditur se kishte përgatitur një kallëzim shtesë për dhunën e pretenduar nga data 14 tetor deri më sot, duke përfshirë edhe raste të dyshuara të abuzimit me detyrën nga drejtues dhe punonjës të Policisë.

Kalaja pretendoi gjithashtu se disa protestues ishin shoqëruar me shenja dhune në komisariate, ndërsa shtoi se në Komisariatin nr. 4 nuk ishte lejuar t’i merrte në mbrojtje. Ajo u bëri thirrje prindërve që të qëndrojnë pranë fëmijëve të tyre dhe të kërkojnë ndihmë në rastet kur nuk kanë informacion për vendndodhjen e tyre.

“Gjykata e Tiranës nuk u ngrit në lartësinë e saj, por u bë zbatuese e urdhrave. Në mesin e të akuzuarve është edhe një ekselent i Fizikës, i cili është dhunuar brutalisht. Ai deklaron se ka prova të dhunës barbare që i është ushtruar. Madje kemi raste të shefave të policisë dhe efektivëve për abuzim me detyrën. Sot kam ardhur me kallëzim të ri, kam përgatitur një kallëzim shtesë, ku kam referuar për dhunë barbare nga data 14 deri më sot. Kemi prova të mjaftueshme. Mbrëmë, në Komisariatin nr. 4 dhe në komisariate të tjera, kanë ndodhur arrestime të paligjshme. Mbrëmë u shoqëruan me makinë private katër protestues, të cilët dukshëm kishin shenja dhune. Nuk u pranua nga Komisariati nr. 4 që t’i merrja në mbrojtje. Sot prindërit duhet të jenë në krah të fëmijëve të tyre, por nëse kanë probleme me informacionin, nëse nuk dinë se ku i kanë fëmijët e tyre, të na kontaktojnë. fati i asaj vazjës që u mor peng me furgonin e bardhë civil, nuk dihet”, tha avokatja Kalaja.

“S’dihet fati i vajzës që u rrëmbye me furgonin e bardhë!”/ Avokatët denoncojnë dhunën e policisë ndaj protestuesve: Dëmtime të dukshme në fytyrë! Ka ende prind
11:11Ngjarje kryesore

“S’ka kompromis, Kryeministri të ikë”/ Nis marshimi i studentëve drejt Ministrisë së Arsimit, vijon pakënaqësia

Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Ministrisë së Arsimit.

Një nga studentët tha se nuk kanë kompromis dhe se duan që kryeministri Edi Rama të ikë.

“Rama duhet të ikë, kështu na gënjeu edhe në vitin 2028. Por duhet që të ikë që të zhvillohet Shqipëria, nuk ka më kompromis”, deklaroi studenti.

Studentët pritet që të mbajnë sot protestën e madhe të katërt kundër qeverisë, teksa rinia nga gjithë Shqipëria është bashkuar në tubim.

“S’ka kompromis, Kryeministri të ikë”/ Nis marshimi i studentëve drejt Ministrisë së Arsimit, vijon pakënaqësia
09:45

Dita e katërt e protestës, studentëve u bashkohet rinia nga mbarë Shqipëria

Protestat e studentëve dhe të rinjve po shtrihen në disa qytete të Shqipërisë, duke përfshirë gjithnjë e më shumë edhe nxënësit e shkollave të mesme. Të premten, më 16 tetor, gjimnazistë dhe studentë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë në Lezhë, Shkodër, Kamëz, Burrel, Elbasan dhe Gramsh, në shenjë solidariteti me protestat që po zhvillohen në Tiranë.

Thirrjet “Rama jep dorëheqjen” dhe “Bojkotoni mësimin” janë bërë pjesë e tubimeve në disa prej këtyre qyteteve. Krahas kërkesave politike, studentët në Shkodër kanë ngritur edhe çështjen e uljes së tarifave universitare dhe përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies. Ndërkohë, në Lezhë janë raportuar përplasje mes gjimnazistëve dhe policisë, ndërsa në qytetet e tjera të rinjtë kanë vijuar mobilizimin dhe u kanë bërë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre t'u bashkohen protestave.

Zhvillimet e fundit tregojnë zgjerimin gjeografik të protestave, ku kërkesat e studentëve po gjejnë mbështetje edhe te nxënësit e shkollave të mesme. Sipas raportimeve, protestuesit akuzojnë kryeministrin dhe mazhorancën për korrupsion dhe keqmenaxhim, ndërsa kërkojnë ndryshime dhe plotësimin e kërkesave të tyre.

Lezhë, gjimnazistët braktisin mësimin, raportohen përplasje me policinë

Protestat janë përhapur edhe në Lezhë, ku një grup gjimnazistësh, kryesisht nga shkolla “Hydajet Lezha”, kanë lënë mësimin dhe kanë dalë në rrugët e qytetit. Sipas raportimit të BalkanWeb, pranë institucioneve kryesore është shtuar prania e policisë për monitorimin e situatës, ndërsa në një moment janë shënuar përplasje mes efektivëve dhe nxënësve. Në të njëjtin raportim thuhet se edhe në Kamëz është bojkotuar mësimi, ndërsa për Fierin ishte paralajmëruar një protestë.

Shkodër, studentët marshojnë dhe kërkojnë uljen e tarifave

Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë bojkotuar sërish auditorët dhe kanë marshuar në rrugët e Shkodrës. Gjatë protestës, ata janë ndalur pranë godinave të fakulteteve për t'u bërë thirrje studentëve të tjerë që t'u bashkohen. Krahas thirrjeve për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, kërkesat e tyre përfshijnë uljen e tarifave studentore dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Shkodra i është bashkuar protestave prej dy ditësh.

Kamëz, gjimnazistët bojkotojnë mësimin dhe dalin me flamurin kombëtar

Edhe gjimnazistët e Kamzës i janë bashkuar protestave të së premtes. Ata kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë me flamurin kombëtar, duke bërë thirrje që të rinjtë e tjerë t'u bashkohen. Sipas BalkanWeb, protestuesit kanë përdorur thirrjen “Revolucion”, ndërsa bojkoti është paraqitur si pjesë e mobilizimit kundër qeverisë dhe në mbështetje të protestës studentore në kryeqytet.

Burrel, nxënësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Gjimnazistët e Burrelit kanë bojkotuar mësimin dhe kanë nisur protestën e tyre, duke iu bashkuar valës së mobilizimit të të rinjve në vend. Gjatë tubimit, nxënësit kanë brohoritur “Rama jep dorëheqjen”. Sipas raportimit të BalkanWeb, protesta e Burrelit vjen pas lëvizjeve të nxënësve në Lezhë dhe Kamëz, ndërsa studentët dhe qytetarët që protestojnë akuzojnë qeverinë dhe mazhorancën për korrupsion dhe keqmenaxhim.

Elbasan, gjimnazistët dhe studentët protestojnë për të dytën ditë radhazi

Në Elbasan, protestat kanë vijuar edhe të premten, për të dytën ditë radhazi. Gjimnazistë dhe studentë janë mbledhur sërish në qendër të qytetit për të shprehur qëndrimet dhe kërkesat e tyre, në mbështetje të protestave që po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera. Tubimi i sotëm vjen pas protestës së një dite më parë, ndërsa vijimi i mobilizimit dhe numri i pjesëmarrësve mbeten në zhvillim. Protesta e 15 tetorit në Elbasan ishte shoqëruar me tensione dhe ndërhyrje të policisë, sipas raportimeve mediatike.

Gramsh, të rinjtë dalin në protestë në mbështetje të studentëve

Edhe në Gramsh janë organizuar protesta kundër qeverisë. Një grup të rinjsh kanë dalë në rrugë mëngjesin e së premtes për të shprehur mbështetjen për studentët që protestojnë në Tiranë. Sipas BalkanWeb, tubimi i Gramshit i bashkohet mobilizimit që po zhvillohet në disa qytete të vendit, ku studentë dhe gjimnazistë kanë bojkotuar mësimin dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protestat vijojnë, vëmendja te kërkesat e të rinjve

Përhapja e protestave në këto qytete shënon një tjetër zhvillim të mobilizimit studentor dhe rinor në Shqipëri. Bojkoti i mësimit, marshimet dhe thirrjet kundër qeverisë tregojnë se reagimi nuk është kufizuar vetëm në kryeqytet. Ndërsa në Shkodër janë artikuluar kërkesa konkrete për tarifat dhe cilësinë e arsimit, në qytetet e tjera mbizotërojnë thirrjet politike dhe solidariteti me protestuesit në Tiranë.

Situata mbetet në zhvillim, ndërsa vijimi i protestave dhe reagimi i institucioneve pritet të përcaktojnë ecurinë e mëtejshme të [email protected]

Përditësuar më E Shtunë, 17 tetor 2026, 09:47 CEST

3 min lexim

Komente

Duke ngarkuar komentet…