Zgjedhjet në Serbi/ Qytetarët dalin masivisht, mbi 67% pjesëmarrje deri në orën 19:00

Pjesëmarrja në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi ka arritur në 67.6 për qind deri në orën 19:00, sipas të dhënave të publikuara nga IPSOS dhe Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID).

Admin
Admin

Zgjedhjet në Serbi/ Qytetarët dalin masivisht, mbi 67% pjesëmarrje deri në orën 19:00
Teksti

Shifrat janë bërë të ditura përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të CeSID në rrjetin social X, duke konfirmuar një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në procesin zgjedhor.

Më herët, Komisioni Republikan Zgjedhor kishte njoftuar se deri në orën 18:00 pjesëmarrja kishte arritur në 64.89 për qind, me përqindjen më të lartë të votuesve në Vojvodinë dhe Beograd.

Sipas të dhënave të cituara nga IPSOS dhe CeSID, në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të vitit 2023, pjesëmarrja deri në orën 18:00 ishte 55.9 për qind.

Në zgjedhjet e sotme marrin pjesë 18 lista zgjedhore, ndërsa procesi është shoqëruar me raportime për incidente në disa qendra votimi.

Për këto incidente ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, i cili u ka bërë thirrje të gjitha palëve të ruajnë qetësinë dhe të shmangin dhunën e provokimet gjatë procesit zgjedhor.

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…