Studentët marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Kërkojnë ndryshime dhe dorëheqjen e Ramës
Studentët kanë dalë sërish në protestë, duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar ndryshime. Protesta po zhvillohet nën sloganin “Studentët kërkojnë revolucion”, ndërsa mes kërkesave të protestuesve është edhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Prej më shumë se dy javësh, studentët kanë bojkotuar procesin mësimor dhe kanë vijuar protestat, duke ngritur shqetësime për problematikat në arsim. Kërkesat e tyre tashmë përfshijnë edhe largimin e qeverisë aktuale.
Lëvizja studentore ka marrë mbështetjen e pedagogëve, të cilët kanë shprehur solidaritet me protestuesit dhe kanë deklaruar se do të qëndrojnë në krah të tyre deri në plotësimin e kërkesave.
Marshimi drejt Ministrisë së Arsimit është pjesë e protestave që studentët po zhvillojnë prej ditësh, ndërsa ata vijojnë të kërkojnë përgjigje për shqetësimet e ngritura dhe ndryshime në drejtimin e vendit. /Cogito/























Komente
Duke ngarkuar komentet…