LiveVendi

Dita e 17-të e protestës, studentët mblidhen te Ministria e Arsimit

Studentët janë mbledhur këtë të enjte përpara Ministrisë së Arsimit, ku policia ka krijuar një gardh para godinës, në një tjetër protestë kundër qeverisë.

Admin
Admin

Dita e 17-të e protestës, studentët mblidhen te Ministria e Arsimit
Teksti

Të rinjtë kanë nisur thirrjet kundër qeverisë dhe uniformave blu, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke akuzuar policinë se mbron kriminelët dhe jo qytetarët.

“Poshtë diktatura, poshtë patronazhistët”, “Erdhën studentët!”, “Polici, këtu na ke, ti mbron kriminelët, jo ne”, “Polici e krimit”, janë disa nga thirrjet që dëgjohen gjatë protestës.

Studentët kanë përsëritur edhe sloganin “Rama në burg, Berisha në burg”, ndërsa kërkesa kryesore e tyre mbetet dorëheqja.

Protesta zhvillohet në kuadër të lëvizjes studentore që ka vijuar prej 17 ditësh, me të rinjtë që kërkojnë ndryshime dhe kundërshtojnë mënyrën se si qeveria ka reaguar ndaj protestave të tyre.

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…