U refuzua 16 herë! / Kryeministri nuk heq dorë, sërish shtron para kryeministrisë sofrën për dialog.

Kryeministri Edi Rama, edhe pse i refuzuar nga studentët për 16 ditë rresht, sërish ka nxjerr para kryeministrisë sofrën prej guri me shënimet “dialog”.

Admin
Admin

Teksti

Të rinjtë në mënyrë të vazhdueshme kanë refuzuar kryeministrin, pasi ata kanë vetëm një kërkesë, dorëheqjen e tij nga detyra.

Prej 16 ditësh studentët dalin çdo ditë në protestë, duke i kërkuar kreut të qeverisë largimin dhe krijimin e një qeverie teknike.

Të rinjtë dhe studentët janë mbështetur edhe nga pedagogët, të cilët kanë bojkotuar edhe mësimin. Ata janë në solidaritet me kërkesat e tyre.

Përditësuar më E Enjte, 29 tetor 2026, 08:30 CET

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…