
Rama: Hiqet taksa e qarkullimit nga nafta, çmimi ulet me 32 lekë për litër; TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%
Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet e parashikuara në paketën fiskale për vitin 2027. Përveç heqjes së taksës së qarkullimit nga çmimi i karburanteve, qeveria planifikon rritjen e TVSH-së për hotelerinë, taksa më të larta për pronat luksoze dhe automjetet e shtrenjta, si dhe një sistem të ri taksimi për ekonominë digjitale.
Në një videomesazh të transmetuar në rrjetet sociale të Kryeministrit, Edi Rama njoftoi se taksa e qarkullimit nuk do të përfshihet më në çmimin e naftës, por do të mblidhet përmes një detyrimi të lidhur me automjetet. Sipas tij, kjo ndërhyrje do të sjellë uljen e çmimit në pompë me rreth 32 lekë për litër.
Ai bëri të ditur, gjithashtu, se do të vendoset një taksë qarkullimi për automjetet me targa të huaja që hyjnë në Shqipëri.
Përveç ndryshimeve në taksimin e karburanteve, paketa fiskale e vitit 2027 do të përfshijë masa të reja për sektorin e hotelerisë. Rama deklaroi se TVSH-ja për këtë sektor do të rritet nga 6% në 10%, ndërsa agroturizmi do të përjashtohet nga ndryshimi. Kjo masë lidhet me formalizimin e aktivitetit ekonomik në një sektor ku të ardhurat e bizneseve janë rritur nga viti në vit.

Një tjetër masë e paralajmëruar është vendosja e një takse më të lartë për apartamentet që mbahen bosh dhe nuk jepen me qira. Kryeministri tha se qeveria synon të aplikojë një taksim shtesë për pronarët që zgjedhin t'i mbajnë pronat jashtë tregut të qirave.
Ndryshime të tjera do të prekin vilat luksoze në zonat bregdetare. Sipas njoftimit të Ramës, parashikohet një taksë më e lartë për këto prona, si dhe një çmim i shumëfishuar për ujin që përdoret në pishinat private. Këto masa, sipas tij, do të trajtohen përmes një projektligji të veçantë.
Lexo edhe:
Erion Veliaj kundërshton transferimin në Fier: Nuk më kanë vënë në dispozicion urdhrinPaketa e re fiskale do të përfshijë gjithashtu një taksë shtesë për automjetet luksoze. Rama nuk dha detaje mbi nivelin e taksimit, kategoritë që do të përfshihen apo mënyrën e zbatimit të masës.

Në fushën e ekonomisë digjitale, kryeministri njoftoi përgatitjen e një sistemi të ri taksimi, i cili do të nisë me individët që sigurojnë të ardhura nga aktivitetet në platformat online dhe më pas do të shtrihet te tregtia digjitale. Ai tha se, Ministria e Financave po përgatit një projekt të posaçëm për këtë qëllim.
Rama konfirmoi gjithashtu se do të mbetet në fuqi zotimi për taksën zero mbi fitimin për biznesin e vogël deri në vitin 2029.
Detajet e plota të masave të njoftuara, përfshirë mënyrën e zbatimit dhe nivelin e detyrimeve të reja, pritet të përcaktohen përmes projektligjeve dhe akteve përkatëse që do të hartohen në kuadër të paketës fiskale të vitit 2027./Cogito/

Më të lexuarat: Lajme
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Lajme
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme


Live




- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Komente
Duke ngarkuar komentet…