Ndezën flakadanë, hodhën sende të forta drejt Peleshit dhe thirrje për dhunë, Etika merr vendimin për deputetët e PD. Berisha përjashtohet 10 ditë

Kryetari i PD-së Sali Berisha është përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi i Shqipërisë. Vendimi u mor këtë të premte nga Sekretariati i Etikës, pas kërkesës së socialistëve.

Admin
Admin

Ndezën flakadanë, hodhën sende të forta drejt Peleshit dhe thirrje për dhunë, Etika merr vendimin për deputetët e PD. Berisha përjashtohet 10 ditë
Teksti

Socialistët kërkuan përjashtimin e Berishës, pasi sipas tyre gjatë seancës së fundit plenare, përdori fjalor joparlamentar, bëri thirrje për dhunë dhe nxiti urrejtjen.

Gjithashtu, Etika ka vendosur të përjashtojë me 60 ditë nga Kuvendi, deputetët demokratë Blendi Himçi, Ivi Kaso, Xhelal Mziu, Bledion Nallabati dhe Albana Vokshi, pas incidenteve gjatë seancës ku u ndezën tymuese.

Ndërkohë, demokratja ndaj Klodiana Çapjas nuk u mor vendimi për përjashtim nga Kuvendi. Mbledhja e Sekretariatit të Etikës u zhvillua online dhe munguan tre deputetët demokratë. Rregullorja përcakton se vendimi i Etikës mund të ankimohet në Byronë e Kuvendit dhe pezullohet në rast ankimi.

Përditësuar më E Premte, 30 tetor 2026, 15:17 CET

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…