Taulant Muka denoncon censurën: Hiqen nga emisioni “Inside Story” pjesët për plagjiaturën e Demos

Studiuesi dhe ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka denoncuar heqjen e disa pjesëve nga versioni online i emisionit investigativ “Inside Story” në Top Channel.

Admin
Admin

Taulant Muka denoncon censurën: Hiqen nga emisioni “Inside Story” pjesët për plagjiaturën e Demos
Teksti

Sipas tij, nga materiali i publikuar në YouTube janë fshirë pjesët ku ai dhe Rigels Xhemollari trajtonin çështjen e plagjiaturës dhe karrierën akademike të ministrit Ervin Demo.

Muka akuzon Ervin Demon dhe kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje në materialin e emisionit. Ai e ka bërë publik shqetësimin përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, ku ka folur për pjesët që, sipas tij, janë hequr nga versioni i transmetuar.

Prej vitesh, Muka ka denoncuar raste të shumta plagjiature në punimet shkencore të politikanëve dhe akademikëve të ndryshëm në Shqipëri. Kjo çështje, prej vitesh është bërë pjesë e debatit publik për integritetin akademik dhe përgjegjësinë e personave që mbajnë poste publike.

Në reagimin e tij, Muka ka përgëzuar ekipin e “Inside Story” për investigimin, ndërsa ka kritikuar heqjen e pjesëve që trajtonin këtë temë.

Reagimi i Mukës në Facebook:

Përditësuar më E Enjte, 29 tetor 2026, 23:39 CET

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…