Miratohet lista përfundimtare / 1,737 përfitues të rinj të kredive të buta në Tiranë

Këshilli Bashkiak i hap rrugë procedurave në bankat e nivelit të dytë. Interesat e kredive për blerjen e banesës do të subvencionohen nga buxheti i shtetit.

Admin
Admin

Miratohet lista përfundimtare / 1,737 përfitues të rinj të kredive të buta në Tiranë
Teksti

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar listën me 1,737 fitues të rinj të programit social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, duke u krijuar mundësi individëve dhe familjeve përfituese të sigurojnë financim me kushte lehtësuese për blerjen e një banese në kryeqytet.

Lista përfundimtare e përfituesve është miratuar në mbledhjen e muajit tetor të Këshillit Bashkiak, duke i hapur rrugë vijimit të procedurave pranë bankave të nivelit të dytë për marrjen e kredive të buta, interesat e të cilave subvencionohen nga buxheti i shtetit.

Lista e përfituesve: https://tirana.al/artikull/bashkia-tirane-shpall-listen-e-fitueseve-te-programit-subvensionimi-i-interesave-te-kredise

/Cogito/

1 min lexim

Shpërndaje këtë lajm

Komente

Duke ngarkuar komentet…