
Skandali me mbetjet toksike, Ministria e Mjedisit i heq “KURUM”-it lejen mjedisore
Ministria e Mjedisit ka shfuqizuar lejen mjedisore të kompanisë KURUM International për aktivitetin e saj në Kombinatin Metalurgjik në Bradashesh të Elbasanit. Vendimi është firmosur nga ministri Sofjan Jaupaj më 3 nëntor 2026, në një kohë kur kompania është përfshirë edhe në hetimet për skandalin e 102 kontejnerëve me mbetje të rrezikshme, të cilët u nisën drejt Tajlandës dhe u rikthyen në Shqipëri në tetor të vitit 2024.

Sipas dokumentit të siguruar nga EKOFIN.al, ministri Jaupaj ka firmosur urdhrin nr. 540, përmes të cilit shfuqizohet leja mjedisore e tipit A, me numër PN-3843-09-2016, e lëshuar në shtator të vitit 2016 për KURUM International.
Vendimi përfshin një sërë aktivitetesh industriale që kompania ushtron në Kombinatin Metalurgjik, mes të cilave prodhimin e gizës dhe çelikut, përfshirë shkrirjen primare dhe sekondare, përpunimin e metaleve ferroze dhe funksionimin e fonderive.

Në listën e aktiviteteve përfshihen gjithashtu përdorimi i gazit natyror aromatik ose gazit natyror të lëngshëm (GNL), prodhimi i gëlqeres në furra rrotulluese, si dhe përpunimi dhe saldimi i metaleve.
Lexo edhe:
Albpetrol i jep vendburimin e Gorishtit një kompanie me zero të ardhura dhe 14.7 milionë dollarë borxheShfuqizimi i lejes mjedisore përbën një zhvillim të rëndësishëm për aktivitetin e KURUM-it në Elbasan, pasi leja e tipit A është një nga autorizimet kryesore për ushtrimin e veprimtarive industriale me ndikim të konsiderueshëm në mjedis.
Vendimi i Ministrisë së Mjedisit vjen ndërkohë që emri i kompanisë është përmendur në hetimet e Prokurorisë së Durrësit për çështjen e 102 kontejnerëve me mbetje të dyshuara të rrezikshme. Ngarkesa u nis nga Shqipëria drejt Tajlandës, por u kthye në vend në tetor të vitit 2024, duke shkaktuar një debat të gjerë mbi menaxhimin dhe kontrollin e mbetjeve industriale.

Më të lexuarat: Ekonomi & Biznes
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Më të lexuarat: Ekonomi & Biznes
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10









Komente
Duke ngarkuar komentet…