
Banka e Shqipërisë: Tensionet e brendshme sociale dhe protestat po kërcënojnë ekonominë
Banka e Shqipërisë deklaroi se tensionet e brendshme sociale dhe protestat janë shndërruar në një faktor të ri rreziku për ekonominë e vendit. Në Raportin Tremujor të Politikës Monetare, BSH paralajmëroi se këto zhvillime mund të frenojnë aktivitetin ekonomik dhe të nxisin rritjen e çcmimeve.

“Në ekonominë vendase, një burim shtesë pasigurie lidhet me tensionet sociale. Vijimi apo përshkallëzimi i protestave mund të cenojnë besimin e konsumatorëve, bizneseve dhe investitorëve, duke ndikuar në vendimet e tyre për konsum dhe investime. Në varësi të kohëzgjatjes dhe intensitetit të tyre, këto zhvillime mund të ndikojnë negativisht në aktivitetin ekonomik, veçanërisht në sektorët e turizmit dhe të shërbimeve,” thuhet në raport.
Gjithashtu, Banka Qendrore paralajmëron se këto zhvillime mund të kenë efekt zinxhir edhe te çmimet e konsumit. “Ndërkohë, rreziqet për të ardhmen diktohen nga tensionet gjeopolitike, rritja e çmimeve energjetike në tregjet ndërkombëtare, si dhe tensionet e brendshme sociale. Këta faktorë mund të ushqejnë presionet inflacioniste, të cenojnë besimin e agjentëve ekonomikë dhe të ndikojnë negativisht në ecurinë e aktivitetit në të ardhmen e afërt,” vlerëson institucioni.
Lexo edhe:
Eurobondi i ri prej 688 milionë eurosh, hua rekord në tregjet ndërkombëtare dhe pritshmëritë për vitin 2027Prej muajsh Shqipëria po përballet me protesta të pandërprera kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe rritjes së kostove të jetesës. Pas revolucionit të flamingove, vala e protestave u zhvendos tek studentët dhe të rinjtë, të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si arkitektin e sistemit të korrupsionit galopant që është instaluar në vend.

Më të lexuarat: Ekonomi & Biznes
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
Më shumë nga Financë


Më të lexuarat: Ekonomi & Biznes
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Lajme të ngjashme




- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Komente
Duke ngarkuar komentet…