

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar institucionet, bizneset, organizatat dhe administratorët e sistemeve për dy cenueshmëri kritike në PHP, një teknologji e përdorur gjerësisht për funksionimin e faqeve dhe aplikacioneve në internet.
Sipas AKSK-së, shfrytëzimi i këtyre cenueshmërive mund të mundësojë ekzekutimin e paautorizuar të kodit në distancë, duke krijuar rrezik për sigurinë e sistemeve, të dhënave dhe shërbimeve digjitale.

Cenueshmëritë, të identifikuara me kodet CVE-2026-109618 dhe CVE-2026-109619, lidhen me mënyrën se si PHP menaxhon memorien dhe gjendjen e brendshme gjatë përpunimit të kërkesave. Të dyja janë klasifikuar si kritike, me vlerësimin 9.2 nga 10 sipas standardit CVSS v4.0.
Për adresimin e problemeve janë publikuar përditësime sigurie, ndaj AKSK u kërkon administratorëve të verifikojnë menjëherë versionet e PHP-së që përdorin dhe të instalojnë versionet e korrigjuara përmes burimeve zyrtare ose ofruesve përkatës.
Read also:
“Je fotografuar në protestë, do të mbash përgjegjësi”/ Denoncimi i mësuesve: Po na vijnë mesazhe kërcënuese, jemi të tmerruar!Autoriteti rekomandon gjithashtu krijimin e kopjeve rezervë të të dhënave dhe monitorimin e vazhdueshëm të sistemeve për identifikimin e aktiviteteve të dyshimta.

Sipas AKSK-së, instalimi i përditësimeve mbetet masa kryesore për eliminimin e cenueshmërive, ndërsa masat e përkohshme për kufizimin e ekspozimit nuk e zëvendësojnë korrigjimin e sistemeve.
AKSK u bën thirrje të gjitha subjekteve që përdorin PHP t’i trajtojnë këto masa me përparësi, me qëllim reduktimin e rrezikut të sulmeve dhe mbrojtjen e të dhënave dhe shërbimeve të tyre digjitale.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories
Live
Live





- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Comments
Loading comments…