

Text
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka mohuar raportimet për rritjen e tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit në 8 euro, duke bërë të ditur se çmimi aktual mbetet i pandryshuar.
Përmes një reagimi, Karakaçi ka sqaruar se informacionet e publikuara ditëve të fundit për një rritje të mundshme të tarifës nuk janë të vërteta.
Read also:
Reagimesh të shumta nga Uashingtoni: Kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeveri teknike“Në rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se tarifa e kalimit në Rrugën e Kombit do të rritet në 8 euro. Ky informacion është i pavërtetë. Nuk ka asnjë rritje të tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nuk ka asnjë plan për ndryshimin apo rritjen e tarifës aktuale”, ka deklaruar Karakaçi.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories



Live



- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Comments
Loading comments…