Pas dorëheqjes nga Hekurudha, SPAK i komunikon akuzat ish-drejtorit Verdho! (Dosja "Balluku")

Ergys Verdhos i janë komunikuar sot nga Prokuroria e Posaçme akuzat që rëndojnë ndaj tij, si pjesë e dosjes ku është përfshirë edhe ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Admin
Admin

Pas dorëheqjes nga Hekurudha, SPAK i komunikon akuzat ish-drejtorit Verdho! (Dosja "Balluku")
Belinda Balluku / Ergys Verdho
Text

Ergys Verdhos i janë komunikuar sot nga Prokuroria e Posaçme akuzat që rëndojnë ndaj tij, si pjesë e dosjes ku është përfshirë edhe ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Verdho është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për t’u njohur me akuzat për të cilat dyshohet se ka kryer shkelje gjatë kohës kur ka qenë drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, si vartës i Belinda Ballukut.

Duke raportuar drejtpërdrejt në edicionin e lajmeve në Top Channel, Anila Hoxha tha se komunikimi i akuzave ndaj Verdhos vjen pak ditë pasi SPAK i komunikoi pesë akuzat edhe Ballukut.

Verdho i “zhveshur nga kostumi” i drejtorit të Hekurudhave, të cilën e mbante deri dje. Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, ai ka dhënë dorëheqjen.

Prokurori i çështjes Dritan Prençi, ka afat deri në janar të vitit 2027 për të përfunduar hetimet për dosjen ku përfshihen Balluku, si dhe një sërë ish-zyrtarësh dhe zyrtarësh që kanë qenë vartës të saj.

SPAK njoftoi zyrtarisht se ndaj Ballukut rëndojnë akuzat për shkelje e barazisë në tendera, 9 herë, korrupsion, refuzim dhe mosdeklarim i pasurive si dhe pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.

Njoftimi i SPAK për Belinda Ballukun:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot, më 20.10.2026, të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme:

“Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.

“Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal. “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).

Prokuroria e Posaçme po vijon veprime konkrete procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale.

Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm./Tch

2 min read

Share this story

Comments

Loading comments…