

Pas ultimatumit të dhënë nga kreu i qeverisë Edi Rama për largimin nga detyra të drejtuesve të institucioneve në varësi të ministrive. Ergys Verdho, administratori i Hekurudhës Shqiptare, ishte i pari që dha dorëheqjen paraditen e sotme. Ai u pasua nga Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave, si dhe Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Dorëheqjen ka dhënë edhe Etugert Llazi, drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit.
Kërkesa për largim ka përfshirë edhe drejtoreshën e Përgjithshme të Burgjeve, Sadleva Bodo, vetëm nëntë ditë pas emërimit të saj. Bodo mori drejtimin e institucionit më 14 tetor, pas dorëheqjes së Adriatik Kupit.
Urdhri i kryeministrit u është përcjellë drejtuesve nga ministrat përkatës. Procesi është parashikuar të përfundojë deri të hënën, më 26 tetor. Përveç drejtoreshës së Burgjeve, dorëheqja i është kërkuar Besmir Kolës, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ergys Qiricit, drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit, dhe Valdrin Pjetrit, drejtues i Agjencisë së Trajtimit të Pronave.
Në këtë listë përfshihet edhe Eduard Merkaj, kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale. Kërkesa është shtrirë gjithashtu te drejtuesit e institucioneve dhe kompanive publike në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Ministri Enea Karakaçi ua ka komunikuar atë vartësve gjatë një mbledhjeje të zhvilluar në orën 18:30.
Mes drejtuesve të cilëve u është kërkuar dorëheqja janë Eltar Deda, administrator i Albpetrolit, Ami Kozeli, drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Elisian Bici, administrator i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, dhe Viola Haxhiademi, administratore e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare.
Kërkesa përfshin edhe Dritan Isakun, drejtorin e Përgjithshëm të Albcontrol. Ndërkohë, Verdho, i cili më parë ka drejtuar ARRSH-në dhe KESH-in, është ndër drejtuesit që tashmë ka paraqitur dorëheqjen nga Hekurudha Shqiptare.

Jashtë këtyre sektorëve, kërkesa për largim prek Silda Anagnosti Çepen, administratore e kompanisë shtetërore IdentiTek, dhe Ervin Koçin, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare.
Në listë janë edhe Laura Plaku Saro, drejtoreshë ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, si dhe Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Deri të hënën pritet të përfundojë dorëzimi i të gjitha dorëheqjeve të kërkuara. Për një pjesë të drejtuesve largimi tashmë është njoftuar, ndërsa për të tjerët është komunikuar kërkesa për të ndjekur procedurën e dorëheqjes.
Read also:
Nesër protestë kombëtare/ Studentët e rretheve pritet të “zbarkojnë” në Tiranë, pedagogë dhe mjekë krah të rinjve, çfarë pritet të ndodhëLista e plotë e drejtorëve të dorëhequr:
Ministria e Drejtësisë
1. Besmir Kola, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës 2. Ergys Qirici, drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit 3. Valdrin Pjetri, drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Pronave 4. Eduard Merkaj, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale 5. Sadleva Bodo, drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve, e emëruar vetëm më 14 tetor

Infrastruktura dhe Energjia
6. Eltar Deda, administrator i Albpetrolit 7. Ami Kozeli, drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së 8. Elisian Bici, administrator i OST-së 9. Viola Haxhiademi, administratore e KESH-it 10. Ergys Verdho, administrator i Hekurudhës Shqiptare 11. Dritan Isaku, drejtor i Përgjithshëm i Albcontrol
Agjencitë dhe institucionet shtetërore
12. Silda Anagnosti Çepe, administratore e IdentiTek 13. Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara 14. Ervin Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare 15. Laura Plaku Saro, drejtoreshë ekzekutive e AIDA-s 16. Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së 17. Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Financat dhe Ekonomia
18. Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave 19. Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve 20. Etugert Llazi, drejtor i Përgjithshëm i QKB-së.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10












Comments
Loading comments…