

Sipas një deklarate të policisë lokale në rrjetin social X, një person hyri me automjet në shesh rreth orës 15:00 dhe nisi të qëllonte “në mënyrë të rastësishme ndaj njerëzve nga makina e tij”.
Në rrjetet sociale qarkullojnë video ku duket momenti kur autori qëllon nga makina. Pamjet tregojnë një makinë të zezë që kalon nëpër zonën e tregut, ndërsa dëgjohen të shtëna me armë zjarri dhe njerëzit vrapojnë për t’u strehuar.

Autoritetet bëjnë të ditur se autori i dyshuar ishte shtetas polak dhe veproi i vetëm. Ai u qëllua dhe mbeti i plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në afërsi të sheshit. Sipas policisë, personi ishte i veshur me rroba ushtarake dhe përdori një armë zjarri të gjatë, të tipit ushtarak.
Read also:
Kaos në trafikun ajror në SHBA, mijëra fluturime me vonesa dhe anulime pas ndërprerjes së sistemit të komunikimitMes 15 të plagosurve janë edhe dy efektivë policie. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, pasi u qëllua tri herë gjatë përplasjes me autorin e dyshuar. Ndërkohë, gjashtë viktimat janë katër gra dhe dy burra.
Ngjarja ndodhi në sheshin kryesor të Krakovit, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në qytetin e dytë më të madh të Polonisë.

Most viewed in News
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5

Most viewed in News
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10
Related stories








- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- 7
- 8
- 9
- 10










Comments
Loading comments…