A u përjashtuan Spiropali dhe Ndreca nga PS? Klosi sqaron: Nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë

A u përjashtuan Spiropali dhe Ndreca nga PS? Klosi sqaron: Nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë

Cogito
Cogito

· Updated

Nis Asambleja e PS, Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit: Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë
Text
7 updates
Key events▾

Latest · Pinned post

17:57Key event

A u përjashtuan Spiropali dhe Ndreca nga PS? Klosi sqaron: Nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë

A u përjashtuan Spiropali dhe Ndreca nga PS? Klosi sqaron: Nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka reaguar sërish lidhur me lajmet për Elisa Spiropalin dhe Plarent Ndrecën.

Sipas tij, ka pasur një keqkuptim nga ana e mediave lidhur me prononcimin e tij për Spiropalin dhe Ndrecën.

Në reagimin e tij, Klosi shpjegon se Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë pjesë e asnjë forumi të partisë, por thekson se ata nuk janë përjashtuar nga PS-ja, pasi në këtë forcë politike çdokush mund të regjistrohet online dhe të bëhet anëtar.

Reagimi i Blendi Klosit:

Keqkuptimi padyshim i qëllimshëm i prononcimit për median ka prodhuar një lajm të rremë. Po, Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë. Por në një parti ku cilido aplikon online dhe bëhet anëtar, nuk ka sens përjashtimi edhe nga partia.

Fakti që nuk u votua në Asamble është shumë i thjeshtë. Tre shokë që ishin kundër parimisht për përjashtimin u shprehën lirisht dhe në mbyllje gjithçka ishte e qartë. Ky është fakti, ndërsa të tjerat janë konsum mediash që mund ta mbulojnë diellin me shoshë vetëm që u bë natë.

A u përjashtuan Spiropali dhe Ndreca nga PS? Klosi sqaron: Nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë
A u përjashtuan Spiropali dhe Ndreca nga PS? Klosi sqaron: Nuk mund të jenë më pjesë e asnjë forumi të partisë
Edited

Earlier

14:55Key event

Asambleja e PS-së shmang përplasjen për Spiropalin dhe Ndrecën, kërkesa e Ramës mbetet pa vendim! Çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste nuk prodhoi një vendim për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës, pavarësisht kërkesës së kryeministrit Edi Rama për largimin e tyre nga partia.

Çështja u diskutua gjatë pjesës me dyer të mbyllura të takimit të socialistëve në Gjirin e Lalzit, ku Rama kërkoi që propozimi për përjashtimin e dy figurave të kalonte për votim. Megjithatë, kërkesa nuk u përfshi në procesin e votimit dhe Asambleja përfundoi punimet pa marrë një vendim për këtë çështje.

Gjatë diskutimeve pati edhe kundërshti ndaj qëndrimit të kryesocialistit. Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, sipas raportimeve nga mbledhja, u shpreh kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës, duke propozuar që ndaj tyre të ndërmerreshin masa, por pa i larguar nga Partia Socialiste.

Një tjetër element që doli në pah pas përfundimit të takimit ishte statusi i Elisa Spiropalit në parti. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, u pyet nga gazetarët nëse ish-kryetarja e Kuvendit vijon të jetë pjesë e forcës politike. Përgjigjja e tij ishte e qartë: Spiropali është ende anëtare e Partisë Socialiste.

Klosi theksoi se diskutimet e zhvilluara gjatë Asamblesë i përkasin proceseve të brendshme të partisë. Ai sqaroi se vendimmarrja e mbledhjes ishte përqendruar te miratimi i platformës “Këshilltari i bashkisë sime” dhe vijimi i përgatitjeve për fushatën elektorale në të gjithë territorin.

Edhe për Plarent Ndrecën, kërkesa e përjashtimit nuk u shndërrua në një vendim formal të Asamblesë. Ndreca, i cili është avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, nuk ishte i pranishëm në mbledhje.

Riorganizimi i PS-së në Tiranë

Përtej debatit për dy anëtarët e partisë, Asambleja solli edhe ndryshime në organizimin e strukturave socialiste në kryeqytet. Në drejtimin e PS-së në Tiranë u caktuan Ervin Demo dhe Albana Koçiu, ndërsa zhvillimet shënojnë largimin e Erion Veliajt nga roli drejtues politik që mbante në strukturat e partisë.

Mbledhja u zhvillua në një moment tensionesh brenda kampit socialist, pas kritikave publike të Spiropalit dhe zhvillimeve që përfshijnë Veliajn.

Në përfundim, kërkesa për përjashtimin e Spiropalit dhe Ndrecës mbeti pa u votuar. Për momentin, të dy nuk janë përjashtuar zyrtarisht nga Partia Socialiste./Cogito/

Asambleja e PS-së shmang përplasjen për Spiropalin dhe Ndrecën, kërkesa e Ramës mbetet pa vendim! Çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura
14:49Key event

Asambleja e PS-së shmang përplasjen për Spiropalin dhe Ndrecën, Klosi zbulon emrat e rinj në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka dhënë detaje për vendimet e marra në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, e cila përfundoi pas diskutimeve me dyer të mbyllura.

Në një prononcim për mediat, Klosi tha se mbledhja ishte pjesë e kalendarit të rregullt të Asamblesë dhe se fokusi kryesor ishte përgatitja për zgjedhjet e ardhshme. Ai bëri të ditur se PS do të hapë forumet e saj për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë, ndërsa puna do të shtrihet në mënyrë të strukturuar në çdo qendër urbane dhe rurale.

Sipas Klosit, në këto forume do të evidentohen problematikat dhe çështjet që kërkojnë zgjidhje, me qëllim që propozimet e partisë të reflektohen në garën e ardhshme elektorale dhe në drejtimin e bashkive.

Klosi tha se Ogerta Manastirliu nuk do të largohet nga drejtimi politik i qarkut të Tiranës. Ndërkohë si bashkëdrejtues politik, për territorin e Bashkisë së Tiranës, vijnë Ervin Demo e Albana Koçiu. Ai theksoi se organizimi partiak do të mbetet i pandryshuar në strukturë, pavarësisht ndryshimeve në drejtimin e bashkive. “Sa i përket drejtimit të Tiranës, u propozuan dy bashkëkryetarë si në të gjithë bashkitë e vendit. Drejtimi i partisë së bashkisë së Tiranës do jetë nga Demo dhe Koçiu. Drejtimi politik do të vazhdojë nga Ogerta Manastirliu.”, tha Klosi.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë e përjashtimit të Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste, Klosi nuk pranoi të komentonte, duke i cilësuar këto si çështje të brendshme të partisë. “Prandaj janë diskutime të brendshme. Vendimmarrja ishte për miratimin e platformës ‘Këshilltari i bashkisë sime’, miratimin e procesit për të vazhduar fushatën elektorale në çdo cep të territorit.”, u shpreh ai.

Asambleja e PS-së shmang përplasjen për Spiropalin dhe Ndrecën, Klosi zbulon emrat e rinj në Tiranë
Edited
14:45Key event

Debate në Asamble / Xhafaj kundërshton propozimin e Ramës: Spiropali dhe Ndreca të mos përjashtohen

Në pjesën e tretë të Asamblesë së Partisë Socialiste kanë nisur edhe debatet e para në lidhje me propozimet e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Ish-ministri Fatmir Xhafaj dhe një nga figurat më të vjetra brenda socialistëve u shpreh kundër propozimit të Ramës.

Mësohet se ai është shprehur kundër largimit të dy eksponentëve të PS nga radhët e partisë, duke u shprehur që ndaj tyre të merren masa, por jo të përjashtohen.

Debate në Asamble / Xhafaj kundërshton propozimin e Ramës: Spiropali dhe Ndreca të mos përjashtohen
14:43Key event

Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, por i rrezikohet shumica në Kuvend!

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Partia Socialiste mund të sjellë një tkurrje të mëtejshme të numrave të socialistëve në Kuvend, duke e bërë shumicën qeverisëse të varur nga votat e aleatëve për arritjen e kuotës prej 84 votash.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Partia Socialiste siguroi 83 mandate. Megjithatë, ky numër është reduktuar pas largimit të deputetes së Malësisë së Madhe, Marjana Koçeku, e cila u shkëput nga grupi parlamentar socialist për t’iu bashkuar protestave kundër qeverisë.

Nëse kërkesa për përjashtimin e Spiropalit miratohet, numri i mandateve të socialistëve do të zbresë në 81. Kjo do të thotë se PS nuk do të mund të sigurojë e vetme shumicën e cilësuar prej 84 votash, të nevojshme për miratimin e disa ligjeve dhe vendimeve të rëndësishme në Kuvend.

Në këto kushte, votat e tre deputetëve socialdemokratë të Tom Doshit do të merrnin një rëndësi vendimtare për mazhorancën. Vetëm me mbështetjen e tyre, socialistët do të mund të arrinin numrin prej 84 votash, duke e bërë Ramën të varur nga votat e aleatëve për vendimmarrjet që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, por i rrezikohet shumica në Kuvend!
11:18Key event

Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës pas kritikave, Demo dhe Koçiu caktohen bashkëdrejtues të PS në kryeqytet

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë. Vendimi është bërë i ditur në kuadër të zhvillimeve të Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila po zhvillohet në Gjirin e Lalzit.

Dy emrat do të ndajnë drejtimin politik të socialistëve në kryeqytet, në një lëvizje organizative që vjen në kuadër të riorganizimit të strukturave të partisë.

Asambleja e PS-së po zhvillohet nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa në fokus të diskutimeve janë organizimi i brendshëm, drejtimi politik në qarqe dhe përgatitjet për sfidat e ardhshme elektorale.

Mbledhja zhvillohet në një moment me zhvillime të rëndësishme brenda Partisë Socialiste, mes debateve politike dhe qëndrimeve të fundit të disa prej figurave të saj, mes tyre kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Kujtojmë se drejtues politikë për Tiranën më parë kanë qenë Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu. Ndërsa Elisa Spiropali ka drejtuar një njësi në Tiranë, sikurse edhe Erion Braçe, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Taulant Balla, Blerina Gjylameti, Olta Xhaçka, Ogerta Manastirliu etj.

Vetë kryebashkiaku i Tiranës në letrën drejtuar SPAK dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Blendi Klosi, kërkoi të merrte pjesë në punimet e Asamblesë, duke deklaruar se ai ishte drejtues politik i qarkut të Tiranës.

“Unë jam anëtar i Asamblesë Kombëtare, i Kryesisë së Partisë Socialiste, drejtues politik i qarkut Tiranë, kryetar i Partisë Socialiste Tiranë, si dhe kryetar i zgjedhur i Bashkisë Tiranë. Për rrjedhojë, pjesëmarrja ime në këtë mbledhje lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e të drejtave që më burojnë nga anëtarësia dhe funksionet e mia në organet drejtuese të partisë”, thuhej në letrën e Veliajt.

Rama largon Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës pas kritikave, Demo dhe Koçiu caktohen bashkëdrejtues të PS në kryeqytet
11:17Key event

SPAK e akuzon për korrupsion dhe abuzime mln euro me fondet publike, Balluku shfaqet në rreshtin e parë në Asamblenë e PS

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është ulur në rreshtin e parë gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në Gjirin e Lalzit.

Prania e saj në rreshtin e parë vjen në një kohë kur Balluku ndodhet në qendër të një prej çështjeve më të bujshme të drejtësisë, pas hetimeve të SPAK dhe akuzave që lidhen me procedurat e tenderëve publikë.

Pavarësisht zhvillimeve në hetimin ndaj saj dhe debatit politik që ka shoqëruar këtë çështje, Balluku është shfaqur mes figurave kryesore të Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme, ku Edi Rama pritet të përcjellë mesazhe për drejtimin dhe organizimin e forcës politike.

SPAK e akuzon për korrupsion dhe abuzime mln euro me fondet publike, Balluku shfaqet në rreshtin e parë në Asamblenë e PS
11:14

Nis Asambleja e PS, Rama kërkon ndërprerjen e transmetimit: Dua të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë

Në nisje të mbledhjes, kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndërprerjen e transmetimit publik, duke theksuar se fillimisht dëshiron të zhvillojë një komunikim vetëm me anëtarët e Asamblesë së PS-së.

“Dua fillimisht të ndaj disa fjalë vetëm me Asamblenë e PS”, u shpreh Rama.

Last modified Sat, 14 Nov 2026 18:10 CET

1 min read

Share this story

Comments

Loading comments…