Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit global të Chabad-Lubavitch

Shqipëria do të ketë për herë të parë një qendër të përhershme të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch. Rabini Yossi Fridman dhe familja e tij do të vendosen në vend për të nisur këtë mision, që synon t’i shërbejë komunitetit hebre dhe vizitorëve që mbërrijnë në Shqipëri.

Cogito
Cogito

Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit global të Chabad-Lubavitch
Text

Lajmi u bë i ditur gjatë Konferencës Ndërkombëtare të Emisarëve të Chabad-Lubavitch. Qendra do të ofrojë shërbime fetare, lutje, vakte tradicionale për Shabatin dhe ushqim kosher.

Nisma vjen edhe në kushtet e rritjes së interesit të vizitorëve hebrenj për Shqipërinë. Përmes kësaj qendre, ata do të kenë mundësi të ruajnë traditat fetare edhe gjatë qëndrimit në vend.

Një arsye tjetër që e lidh këtë mision me Shqipërinë është historia e marrëdhënieve mes shqiptarëve dhe hebrenjve. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, shumë familje shqiptare strehuan dhe shpëtuan hebrenj nga përndjekja naziste, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Rabini Fridman ka vlerësuar traditën shqiptare të besës dhe mikpritjes, duke e parë atë si një nga arsyet që e bëjnë Shqipërinë një vend të veçantë për këtë mision.

Qendra e re do t’u shtohet strukturave ekzistuese të komunitetit hebre në Shqipëri. Bëhet fjalë për përfaqësinë e parë të përhershme të Chabad-Lubavitch në vend, jo për sinagogën e parë shqiptare./Cogito/

1 min read

Share this story

Comments

Loading comments…